Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arrestohet 72 vjeçari nga Tetova, akuzohet për sulm fizik ndaj rejës së tij

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 72 vjeçarin i cili akuzohet për dhunë në familje, gjegjësisht dhunë fizike ndaj rejës së tij. Policia punon në zbardhjen e plotë rastit.

“Më datë 18.04.2024 në orën 14.15 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.K. (72) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se më datë 16.04.2024, pasi ai ishte larguar nga ambientet e Stacionit Policor-Tetovë, ku kishte qenë i mbajtur për shkak të veprës së raportuar penale dhunë në familje, ai e kishte përsëritur veprën dhe e kishte sulmuar përsëri fizikisht rejën e tij (nusen e djalit). Personi është mbajt në një stacion policorë kurse për rastin është njoftuar edhe Qendra për Çështje Sociale Tetovë. Pas dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Më shumë për këtë

E përndiqte 38-vjeçaren nga Tetova dhe e kërcënonte se do t’ia merrte fëmijët, arrestohet 49-vjeçari nga GostivariMaqedoni · 2 ditë më parëU kap duke vozitur në kahun e kundërt në Shkup, policia arreston 87-vjeçarinMaqedoni · 3 ditë më parëArrestohet një 56-vjeçar për gjueti të paligjshme gjatë natësMaqedoni · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme