Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Thaçi një hap para hyrjes në Qeveri? Mexhiti paralajmëron lëkundje të mëdha në FE, nga koalicioni mohojnë

Nëse përfundimisht kreu i PDSH-së Menduh Thaçi është larguar nga Fronti Europian, zgjidhjet që i mbeten janë që t’i bashkohet shumicës parlamentare ose të veprojë si i pavarur me koalicionin qeveritar. Edhe pse u paralajmërua, Thaçi ende nuk ka dalë që zyrtarisht të tregojë arsyet për largimin nga FE por edhe për hapat e tij të mëtutjeshëm. Zv/kryeministri Izet Mexhiti i pyetur nëse tashmë ka biseduar me Thaçin për kalimin e tij në koalicionin qeveritar, tha se ai personalisht nuk ka biseduar, por paralajmëroi se në FE do të ketë lëkundje edhe më të mëdha.

“Ata janë bashkë si FE jo për shkak të vlerave europiane ose ideologjisë, por me çdo kusht, pra qëllimi i tyre i vetëm është që të jenë në pushtet me çdo kusht. Në momentin kur nuk janë në pushtet, nuk i bashkon asgjë. Pra, në momentin kur nuk janë në pushtet, ngadalë por në mënyrë të sigurt, nuk destabilizohet as qeveria e as shteti, por destabilizohet FE. Ky është vetëm fillimi i fundit të tyre. Unë mendoj se do të ketë situata dhe destabilizim më të madh brenda FE”, tha Izet Mexhiti.

Më shumë për këtë

Izraeli drejt një qeverie të re? Gadi Eisenkot përgatit koalicionin, synon ta çojë për votim në parlament brenda 48 orëveLajme · 9 orë më parëMenduh Thaçi: Ali Ahmeti mbetet fajtori kryesor i politikës shqiptareMaqedoni · 2 ditë më parëMexhit Hysenaj shkëlqen në Europianin WAKO 2026, siguron finalen dhe medaljen për ShqipërinëSport · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme