Sa më parë që realizohen ndryshimet kushtetuese, aq më mirë për qytetarët, thotë Bilall Kasami nga VLEN, për dallim prej Arben Taravarit, i cili tha se për koalicionin do të ishte mirë që ndryshimet të bëhen para zgjedhjeve lokale, përcjell TV21. Kasami tha se përcaktim i koalicionit është anëtarësimi në BE deri në vitin 2030.
“Çështja e ndryshimeve kushtetuese të jetë në pakon e vazhdimit të procesit eurointegrues dhe atë të cilën e kemi si përcaktim, që ky proces kur të fillojë, edhe të mbarojë, më konkretisht viti 2030 të jetë viti i përfundimit të mbylljes, hapjes dhe mbylljes së të gjitha kapitujve dhe sigurisht edhe kurorëzimit me anëtarësim fuqiplotë në BE”, shtoi Kasami.