Deputeti i koalicionit VLEN nga radhët e ASH-së, Halil Snopçe, ka kërkuar që shqiptarët të kenë mundësi që provimin e jurispodencës ta japin në gjuhën e tyrë amë, gjuhën shqipe.
“Iu drejtova ministrit për drejtësi me kërkesën që kandidatët shqiptarë të kenë mundësinë që provimet e jurispondencës të japin në gjuhën shqipe. Si shembull pozitiv e mora vendimin e ministrit Azir Aliu në vitin 2023 për mbajtjen e provimeve në gjuhën shqipe në administratë. Para këtij vendimi edhe ato provime jepeshin vetëm në maqedonisht”, ka shkruar Snopçe.
Ai mes tjerash ka informuar që me ardhjen e qeverisë së re nga qershori mjekët profesional mund t’i nënshtrohen provimit në gjuhën shqipe.
“Prej Qershorit të këtij viti edhe provimet për mjekët profesional jepen edhe në gjuhën shqipe. Pse e njëjta mos bëhet edhe me provimet për jurispondencë? Aq më tepër që kjo është edhe detyrim sipas ligjeve në fuqi të shtetit tonë”, ka ngritur pyetje deputeti Halil Snopçe kundrejt ministrit të drejtësisë nga radhët e ZNAM.
Lexo edheSulejmani: Për herë të parë në histori, provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipeMe këtë pyetje të ngritur nga deputeti Snopçe dëshmohet edhe njëherë se në periudhën kur po propagandohet për gjuhën shqipe, nga foltorja e Kuvendit VLEN kërkon avancim edhe më të lartë deri në përdorimin e plotë zyrtar të gjuhës shqipe.
Më shumë për këtë
Kasami: Provimi i jurisprudencës arritje e rëndësishme, do të mbahet tërësisht në gjuhën shqipeMaqedoni · 2 javë më parë
Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëmMaqedoni · 6 ditë më parë
Komisioni i Venecias zbarkon në Shkup, në tryezë provimi i jurisprudencës në shqipMaqedoni · 7 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












