Është planifikuar të publikohet shpallje për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatën e Maqedonisë, kumtoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Kryeministri u bëri thirrje të gjithë të rinjve të interesuar të aplikojnë dhe tha se janë të mirëseardhur nëse dëshirojnë të përfshihen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
Theksoi se “nuk do të ketë përqindje” dhe se do të pranohet të gjithë ata që i plotësojnë kushtet, pavarësisht nga përkatësia etnike.
“Absolutisht po. Është planifikuar publikimi i shpalljes për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë. E shfrytëzoj rastin, faleminderit për pyetjen. që t’u bëj thirrje njerëzve të rinj, që duan të kyçen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në shtet, të kyçen dhe janë të mirëseardhur. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, të gjithë ata që duan të përfshihen në sistemin e sigurisë. Dhe këtu nuk ka përqindje, kushdo që plotëson kushtet, do të pranohet. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në mbrojtjen e atdheut të tyre”, tha Mickoski.