Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj/Mickoski: Nuk do të ketë përqindje! Pa dallim etnie, do të pranohen ata që i plotësojnë kushtet

Konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj/Mickoski: Nuk do të ketë përqindje! Pa dallim etnie, do të pranohen ata që i plotësojnë kushtet

Është planifikuar të publikohet shpallje për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatën e Maqedonisë, kumtoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Kryeministri u bëri thirrje të gjithë të rinjve të interesuar të aplikojnë dhe tha se janë të mirëseardhur nëse dëshirojnë të përfshihen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Theksoi se “nuk do të ketë përqindje” dhe se do të pranohet të gjithë ata që i plotësojnë kushtet, pavarësisht nga përkatësia etnike.

“Absolutisht po. Është planifikuar publikimi i shpalljes për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë. E shfrytëzoj rastin, faleminderit për pyetjen. që t’u bëj thirrje njerëzve të rinj, që duan të kyçen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në shtet, të kyçen dhe janë të mirëseardhur. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, të gjithë ata që duan të përfshihen në sistemin e sigurisë. Dhe këtu nuk ka përqindje, kushdo që plotëson kushtet, do të pranohet. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në mbrojtjen e atdheut të tyre”, tha Mickoski.

Më shumë për këtë

Ish-ushtarët profesionistë protestuan para Qeverisë! Kërkojnë kompensime të barabarta dhe trajtim të drejtëMaqedoni · 1 ditë më parëKasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partieMaqedoni · 7 ditë më parëBursa deri në 18.000 denarë në muaj për studentët, Ministria shpall konkursinMaqedoni · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme