Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Avokati i njohur nga Tetova me paralajmërim urgjent për të gjithë pronarët e veturave në RMV

Avokati i njohur nga Tetova me paralajmërim urgjent për të gjithë pronarët e veturave në RMV

Avokati i njohur tetovar, Vullnet Zenki, ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë pronarët e veturave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke apeluar që të kenë kujdes gjatë shitjes apo transferimit të veturave.

Sipas tij, çdo person që shet apo ia kalon veturën dikujt tjetër duhet patjetër të insistojë që transferi i pronësisë të kryhet menjëherë në MPB, në mënyrë që vetura të kalojë zyrtarisht në emër të blerësit.

Zenki thekson se për shkak të sistemit Safe City, i cili funksionon përmes radarëve të vendosur në shumë lokacione, të gjitha gjobat automatike (si tejkalim shpejtësie, parkim i gabuar, kamera rruge, etj.) dërgohen drejtpërdrejt në emrin e personit që figuron në dokumentet e veturës, pavarësisht se kush e drejton realisht atë.

Kjo do të thotë se nëse vetura në momentin e shkeljes figuron ende në emrin tuaj, ju mbani përgjegjësinë ligjore dhe financiare.

Zenki rekomandon që pas çdo shitjeje, pronarët të kërkojnë kryerjen e menjëhershme të transferit të pronësisë në MPB, për të shmangur problemet që mund të shfaqen më vonë.

Më shumë për këtë

Avokati serb kërkon kontroll urgjent: Dyshon për transferimin e parave drejt Shkupit dhe MoskësMaqedoni · 6 ditë më parëNë “Idrizovë” një mjek kujdeset për pothuajse 700 të dënuar, Avokati i Popullit alarmonMaqedoni · 6 ditë më parëURGJENTE: Kërkohet një BMW X6 i bardhë, dyshohet se mund të jetë në Maqedoninë e VeriutMaqedoni · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme