Avokati i njohur tetovar, Vullnet Zenki, ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë pronarët e veturave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke apeluar që të kenë kujdes gjatë shitjes apo transferimit të veturave.
Sipas tij, çdo person që shet apo ia kalon veturën dikujt tjetër duhet patjetër të insistojë që transferi i pronësisë të kryhet menjëherë në MPB, në mënyrë që vetura të kalojë zyrtarisht në emër të blerësit.
Zenki thekson se për shkak të sistemit Safe City, i cili funksionon përmes radarëve të vendosur në shumë lokacione, të gjitha gjobat automatike (si tejkalim shpejtësie, parkim i gabuar, kamera rruge, etj.) dërgohen drejtpërdrejt në emrin e personit që figuron në dokumentet e veturës, pavarësisht se kush e drejton realisht atë.
Kjo do të thotë se nëse vetura në momentin e shkeljes figuron ende në emrin tuaj, ju mbani përgjegjësinë ligjore dhe financiare.
Zenki rekomandon që pas çdo shitjeje, pronarët të kërkojnë kryerjen e menjëhershme të transferit të pronësisë në MPB, për të shmangur problemet që mund të shfaqen më vonë.
Më shumë për këtë
Avokati serb kërkon kontroll urgjent: Dyshon për transferimin e parave drejt Shkupit dhe MoskësMaqedoni · 6 ditë më parë
Në “Idrizovë” një mjek kujdeset për pothuajse 700 të dënuar, Avokati i Popullit alarmonMaqedoni · 6 ditë më parë
URGJENTE: Kërkohet një BMW X6 i bardhë, dyshohet se mund të jetë në Maqedoninë e VeriutMaqedoni · 6 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.













