Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë dje pasdite ka privuar nga liria 35 vjeçarin A.B. nga Tetova për shkak se gjatë bastisjes në banesën e tij të kryer me urdhër gjykate është gjetur dhe konfiskuar kokainë.
“Me datë 28.11.2024 në ora 18:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.B. (35) nga Tetova. Gjatë bastisjes së kryer në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan kokainë dhe sende me mbetje kokaine. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk
Më shumë për këtë
Ngacmoi sek’sualisht dy gra, arrestohet mërgimtari 64 vjeçar në GjermaniLajme · 1 javë më parë
Arrestohet një 48-vjeçar në Gostivar, policia i gjen kokainë, marihuanë dhe peshore digjitaleMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.









