Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Azizi i bindur se Balancuesi do të zëvendësohet me ligj: VMRO-VLEN janë shtylla bazë e koalicionit, ZNAM është pjesë shtesë

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi është i bindur se mekanizmi i Balancuesit do të zëvendësohet me Ligj për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, përcjell TV21. I pyetur për deklaratat e ministrit për Administratë Goran Minçev, Azizi tha se ZNAM nuk ka qenë pjesë e negociatave mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it.

“Shtyllat bazë që e përbëjnë këtë koalicion është VMRO-DPMNE dhe VLEN-i, kurse ZNAM-i është një pjesë shtesë që është shtuar pastaj në pjesën e koalicionit dhe në periudhën që janë zhvilluar negociatat, ZNAM-i nuk ka qenë pjesë e negociatave”, tha Azizi duke shtuar se në këto negociata është kërkuar nga VLEN që Balancuesi të zëvendësohet me ligj./tv21.tv

Më shumë për këtë

Adnan Azizi “ia ul veshët” Dimitrievskit: Pyetet VLEN-i e jo ZNAM-iMaqedoni · 4 ditë më parëAdnan Azizi jep lajmin e mirë: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike për Arabinë SauditeMaqedoni · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme