Regresi për pushim vjetor këtë vit do ta marrin të gjithë, si punëtorët në sektorin privat ashtu edhe ata në sektorin publik.
Mbi 84 mijë të punësuar në administratë do të marrin nga 11 mijë denarë K-15.
Për të punësuarit në sektorin privat, K-15 këtë vit do të jetë rreth 16.800 denarë, ose 40% e pagës mesatare të paguar gjatë tre muajve të fundit.
Pagesa duhet të realizohet deri në fund të vitit, ndërsa ligjërisht mund të fillojë të paguhet nga muaji maj.
Lexo edheDeri në fund të nëntorit duhet të bëhet pagesa e “TVSH-ja ime” për tremujorin e tretëKushti për pagesën e K-15 është që punëtori të ketë punuar të paktën gjashtë muaj gjatë vitit kalendarik tek i njëjti punëdhënës.
K-15 u takon edhe atyre punëtorëve që kanë ndërruar punën, nëse më parë kanë punuar pandërprerë gjashtë muaj në të njëjtën kompani.
Për punëdhënësit që nuk do t’u paguajnë punonjësve të tyre regresin për pushime vjetore, Ligji parashikon një gjobë deri në 4.000 euro, nga të cilat 2.000 deri në 3.000 euro për kompaninë dhe 500 deri në 1.000 euro për personin përgjegjës në të.
Më shumë për këtë
Këshilltarët e AKI-së nuk marrin pjesë në debatin publik për pronën e zjarrfikësve në Tetovë, ja arsyetimi i tyreMaqedoni · 4 ditë më parë
BDI kërkon hetim për fondet publike në Alta Bank: Të bëhet e ditur kush i vendosi paratë dhe mbi çfarë kritereshMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











