Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kasami: Në zgjedhjet lokale shkojmë bashkë, punojmë në drejtim të unifikimit

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në një intervistë për Alsat tha se VLEN nuk ikë nga zgjedhjet, por interesi i qytetarëve është që mandatin e marrë për realizimin e projekteve ta mbarojmë deri në fund. Kasami përsëriti edhe një herë se bashkë me partitë e koalicionit punojnë që në zgjedhjet lokale të shkojnë si VLEN dhe njëkohësisht në drejtim të unifikimit të një subjekti politik.

“Punojmë në drejtim të asaj që të shkojmë si koalicion VLEN në zgjedhje lokale, me lista të këshilltarëve dhe kryetarë dhe punojmë edhe në drejtim edhe të harmonizimit apo të unifikimit, në një subjekt politik. E vetmja çështja që ka ngelur për tu diskutuar është kontributi i çdo subjekti politik në subjektin e ardhshëm që do të dalë si parti politike dhe jemi darkorduar që zgjedhjet lokale mund të jenë indikator i mjaftueshëm që të shohim se cili subjekt politik do të duhej të kontribuonte dhe sa do të kontribuonte”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa, VLEN. /Alsat.mk

Më shumë për këtë

Kasami priti çiftin që vullnetarisht çdo ditë pastrojnë Banjën e Tetovës: Ziber dhe Fatime Memeti, shembull qytetarie!Maqedoni · 4 ditë më parëKasami: Afër 500 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar transportin publik në Tetovë brenda një vitiMaqedoni · 6 ditë më parëKasami: Realizuam 43 projekte infrastrukturore brenda një viti, investimet mbi 10 milionë euroMaqedoni · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme