Maqedoni

Mungesa e transportit publik detyron nxënësit e Matkës të ecin mbi 5 kilometra për t’u shkolluar

October 20, 2024, 01:10

Ermira Bislimi është nga fshati Matkë, nxënëse e vitit të parë në shkollën e mesme të komunës së Sarajit. Si shkak i mungesës së transportit publik të Shkupit, Ermira së bashku me 23 nxënës tjerë të këtij fshati çdo ditë bëjnë rreth 5 kilometra rrugë në këmbë që të arrijnë në shkolle.

Ermira kishte dale dy orë më herët që të arrije në orën e parë të mësimit.

“E pamë se shkoje në këmbë për në shkollë, a i bën çdo ditë këto kilometra? Po, çdo ditë njëjtë, problemi është më i madh gjatë natës kur jemi ndërrimi i dytë, ditën është më lehtë që të vijmë deri këtu por natën është problem. Nga fshati Matkë deri këtu vjen çdo ditë? Ndonjëherë edhe më poshtë shkojmë pasi nuk ka as autobus me numër dymbëdhjetë e as autobusë tjerë. Për të shkuar është ditë por kur ktheheni!? Ose na marrin me vetura ose me taxi ose edhe në këmbë detyrohemi të shkojmë. Është e vështirë? Shumë”, tha Ermira Bislimi, nxënëse.

“Nga kjo pjesë e rrugës deri në fshatin Matkë ka rreth 5 kilometra ndërsa Ermira për çdo ditë e bën këtë rrugë për të shkuar në shkollë të mesme në vit të parë në Gjimnazin e Sarajit. Me këtë problem përballën edhe 23 nxënës të fshatit Matkë”, raporton Avni Tahiri, gazetar i Alsat M.

Përveç Ermirës edhe Melika dhe shumë vajza që janë në shkolla të mesme ndajnë shqetësimin e njëjtë, udhëtojnë në këmbë që të shkollohen.

“Është e vështirë sepse ne jemi më shumë vajza por ia dalim disi, shkojmë më shumë në këmbë se me transport. Sa kilometra? Deri në Saraj i bëjmë 8 kilometra në këmbë çdo ditë edhe për të shkuar në shkollë edhe për të ardhur”, tha Melika Rexhepi, nxënëse.

Banorët e fshatit Matkë tani më kanë kërkuar disa here të drejtën e tyre te transportit publik por kërkesa e tyre nuk është përfillur nga ndërmarrja publike e qarkullimit të Shkupit.

“Nxënësit i patë, edhe pse kanë frikë të flasin duke menduar se eshte diçka e turpshme por kjo është e nevojshme për fshatin, fëmija kur e ka transportin edhe prindi është më i sigurte, në rrugë natën kur kthehen nga shkolla mund të sulmohen nga qentë dhe kush merr përgjegjësi pastaj vetëm prindi të ankohet”, tha Pajazit Sinani, banor i Matkës .

“Sllavica ku punon? Punoj në spitalin shtetëror në qendër. Dhe si shkon? Assesi, nëse ndonjë ndalet të me merr nëse jo do më ikë autobusi me numër 60, nuk ka as 12 e as 60. Në 8:40 është 60-ta dhe edhe në shkuarje edhe në ardhje në këmbë. Do me hanë qentë o njerëz. Sa kilometra bën në këmbë? Nga Matka deri në Shishovë ka 5 kilometra, pesë në kthim, çdo ditë nga 10 kilometra nuk është vetëm një ditë kjo çështje”, tha Sllavica Ilievska, banore e Matkës.

Në bisedë telefonike me drejtorin e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik të Shkupit, Dragi Kushovski, kërkuam përgjigje për çështjen e transportit të Matkës por edhe fshatit Bllacë dhe fshatrave tjerë të Shkupit, i njëjti tha se kjo çështje do të ketë zgjidhje por se kur do të zgjidhet nuk morëm përgjigje as nëpërmjet postes elektronike ashtu siç kërkoi drejtori i kësaj ndërmarrje. Banorët e fshatit Matkë për këtë javë paralajmërojnë protestë nëse nuk zgjidhet problemi me transportin publik të këtij fshati./Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në