Trendy

Pas takimit me Kasamin, ambasadori Meidani takon edhe Ali Ahmetin

Para 2 javë

Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Tetovë, ku ka realizuar disa takime me përfaqësues politikë të komunës dhe opozits, përcjell tetova1

Fillimisht, Ambasadori Medaini u prit nga kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërinstitucional, zhvillimet politike dhe perspektivën evropiane të vendit.

Pas këtij takimi, ambasadori Meidani u takua edhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin. Në një njoftim të shpërndarë pas takimit, Meidani e cilësoi bisedën si të hapur dhe konstruktive.

“Gjithmonë kënaqësi takimi me Ali Ahmeti Bisedë e drejtpërdrejtë për sfidat e kohës, rrugën evropiane dhe përgjegjësinë që kemi ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë. Kur ka vizion, unitet dhe qëndrueshmëri, ecim përpara me dinjitet”, thuhet në njoftimi e ambasadorit Meidani./tetova1.mk

Trending