Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shtetasi i Maqedonisë dyshohet për mashtrimin e të moshuarve në Kroaci, dyshohet se ka përfituar 278,850 €

Shtetasi i Maqedonisë dyshohet për mashtrimin e të moshuarve në Kroaci, dyshohet se ka përfituar 278,850 €

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut (26) dyshohet për tetë mashtrime në Kroaci. Policia e Zagrebit tha se shtetasi i Maqedonisë e ka kryer mashtrimin bashkë me një burrë dhe një grua deri tani të paidentifikuar. Dyshohet se nga data 9 deri më 30 prill të këtij viti, të moshuarve nga Zagrebi, Gorica e Madhe dhe Spliti, u janë kërkuar që të dorëzojnë para dhe bizhuteri.

Sipas autoriteteve, dyshohet se personave të mashtruar fillimisht u telefononte një burrë apo grua e panjohur nga ndonjë lokacion në Rumani. Ata rrejshëm paraqiteshin si mjekë nga një spital në Zagreb. Madje në një rast, sipas autoriteteve, ata deklaruan se ishin mjekë nga një spital amerikan.

“Mirëdita. Një anëtar i familjes suaj ka pësuar aksident dhe është lënduar rëndë. Ai ka nevojë për një operacion urgjent për të mbijetuar. Ndoshta do të ketë nevojë për amputim. Dhe prandaj duhet urgjentisht të na jepni para ose bizhuteri për të mbuluar shpenzimet”, thuhej në deklaratat e mashtruesve.

Duke besuar se ishte një histori e vërtetë, të moshuarit do të pajtoheshin me telefonuesin se ku t’i dorëzonin paratë ose bizhuteritë.

Lexo edhe“Nipi juaj është në rrezik për jetën!” – Mashtruesit u zhvasin kursimet të moshuarve

Vendi ku janë dorëzuar paratë ka qenë gjithmonë afër shtëpisë së të dëmtuarve, ku ata ia dorëzonin paratë dhe bizhuteritë 26-vjeçarit.

Sipas autoriteteve kroate, mashtruesit kanë përfituar 278, 850 euro.

Më shumë për këtë

Ofiqari i kurorëzimit nga Sllupçani dyshohet se lëshonte certifikata të falsifikuara për martesa të shtetasve të huaj!Maqedoni · 5 ditë më parëArrestohet një shtetas i Taxhikistanit në Tetovë, dyshohet për falsifikim dokumenteshMaqedoni · 6 ditë më parëArrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur ArlindësLajme · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme