Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Venera Azizi: Inteligjenca artificiale në shërbim të komunikimit të politikave publike

Venera Azizi: Inteligjenca artificiale në shërbim të komunikimit të politikave publike

Venera Azizi ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një trajnim dyditor në Shkup, së bashku me kolegë të komunikimit qeveritar, ku në fokus ishte përdorimi i inteligjencës artificiale për komunikim më të qartë të politikave publike me qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Azizi ka treguar se gjatë këtij trajnimi kanë shkëmbyer përvoja dhe kanë shqyrtuar mënyrat se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për t’ua shpjeguar qytetarëve më qartë politikat publike.

Ajo ka shprehur mirënjohje për Departamentin Amerikan të Shtetit për mbështetjen e trajnimit, si dhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë.

Lexo edheAdnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga Lëvizja Besa te VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqip

Po ashtu, Azizi ka falënderuar Qendrën për Perspektivë Evropiane (CEP) për organizimin e trajnimit në kuadër të programit EDDE.

Në fund, ajo ka theksuar përkushtimin për vazhdimin e punës me transparencë.

“Puna jonë vazhdon me përkushtim dhe transparencë maksimale!”, ka shkruar Azizi.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme