Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

NKP “Sharri” investon rreth 3 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, janë realizuar 200 intervenime

NKP “Sharri” investon rreth 3 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, janë realizuar 200 intervenime

Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) “Sharri” ka investuar rreth 3 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në Tetovë, gjatë periudhës njëvjeçare të mandatit të dytë të kryetarit të Komunës, Bilall Kasami, përcjell tetova1

Sipas të dhënave të prezantuara nga Kasami gjatë raportimit për punën njëvjeçare, investimet në këtë sektor kapin vlerën e 195.839.942 denarëve, që përkthehen në rreth 3.2 milionë euro.

Përveç investimeve infrastrukturore, gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe rreth 200 intervenime për sanimin e defekteve të paraqitura në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Investimet përfshijnë ndërhyrje në rrjetin e furnizimit me ujë, si dhe në sistemet e kanalizimit fekal dhe atmosferik, të cilat janë pjesë e infrastrukturës bazë për funksionimin e qytetit.

Lexo edheMPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investime

Këto të dhëna u prezantuan nga kryetari Bilall Kasami në kuadër të raportit për realizimet e Komunës së Tetovës gjatë vitit të parë të mandatit të tij të dytë./tetova1.mk

Më shumë për këtë

Kanali kishte qindra abonentë! Qytetarë të Maqedonisë dyshohet se u mashtruan me investime të rreme, kallëzim penal ndaj dy personaveMaqedoni · 1 javë më parëMbi 70 mijë subjekte afariste kanë realizuar qarkullim prej 226 478 milionë denarë në vitin 2025Maqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme