A do të ketë krizë të re ekonomike? Mickoski: Gjendja në Gjermani nuk është inkurajuese, Maqedonia efektet do t’i ndjejë vitin e ardhshëm

Para 6 muaj

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ekonomia gjermane gjendet në një periudhë sfiduese, përcjell TV21.

Marrë parasysh se Gjermania është partneri kryesor tregtar i Maqedonisë së Veriut, kryeministri Hristijan Mikcoski tha se efektet e gjendjes aktuale në Gjermani, në vendin tonë do të ndjehen në fund të katërmujorit të parë të vitit të ardhshëm.

“Po, pajtohem me ju. Gjendja në ekonominë më të madhe të Europës, siç është Gjermania, nuk është, do të thosha inkurajuese, atje gjendja është, do të thosha sfiduese dhe pres që efektet që ndodhin tani në katërmujorin e tretë, ne do t’i ndjejmë diku në fund të katërmujorit të parë dhe fillim të katërmujorit të dytë në vitin e ardhshëm”, tha mes tjerash Mickockis./tv21.tv