Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ahmeti: Tim Shkupi është i rëndësishëm sa gjithë të tjerët

Ahmeti: Tim Shkupi është i rëndësishëm sa gjithë të tjerët

Pas videos së publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet në një video pranë një hoxhe kontravers nga Shkupi, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është prononcuar për të njëjtën, duke vlerësuar se videoja nuk ka përmbajtje kontestuese. Sipas Ahmetit, personi në fjalë është i rëndësishëm njëjtë sikurse çdo shqiptar tjetër, pavarësisht bindjeve që ka si person.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-SË

“Ai njeri, unë e kam takuar për herë të parë dhe ai e filloi me moton e Pashko Vasës. Pashko Vasa është njëri nga rilindasit më të mëdhenjë që nuk ndryshoi as fe, as identitet kombëtarë.Kur i pa shqiptarët për kisha dhe për Xhamia, ai e bëri thirrjen se edhe kisha edhe Xhamia janë kulte të zotit, se besimtari i mirë ritin e vet mund ta kryej edhe në kishë. Mund ta krij ritin e vet edhe në sinagogë”. 

Në sqarimin e tij, Ahmeti nuk e ka komentuar videon dhe mesazhin e videos në kontekstin e aktualitetit, por e ka ndërlidhur atë thënien e rilindasit Pashko Vasës.

Ndryshe, takimi dhe videoja e Ahmetit me ‘imamin’ kontravers ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale. Një pjesë e komenteve rreth saj ka aluduar se ky akt është ofendues, ndërsa një pjesë e njerëzve kanë thënë se kjo është ulje dhe nënmim për vet Ahmetin.

Më shumë për këtë

Kallëzim penal ndaj 46-vjeçarit nga Shkupi, dyshohet se publikoi serialin televiziv pa të drejtën e autorit në FacebookMaqedoni · 4 ditë më parëGjurmë jete 8000-vjeçare pranë Shkupit, në Orman zbulohen figurina dhe vegla të lashtaMaqedoni · 7 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme