Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale vitin e ardhshëm. Ai nga Kërçova tha se e mbanë për fjale kryeministrin Mickoksi në atë që e tha gjatë seancës së pyetjeve të deputetëve.
“Hristijan Mickoksi në pyetje deputetësh doli hapur dhe tha urdhëroni të shkojmë në zgjedhje. Unë e mbaj për fjale. Në tetor të vitit të ardhshëm bashkë zgjedhje lokale dhe parlamentare”, tha Ali Ahmeti
Kryetari i ASh-së, Arben Taravari, nuk është kundër, por thotë se duhet të ketë konsensus më të gjerë nëse vendoset shkohet në zgjedhje të parakohshme.
“Sa i mbaruam zgjedhjet para 5-6 muajsh. Jemi të hapur për të biseduar për gjitha çështjet, por duhet të kemi një konsensus më të gjërë nëse shkohet në zgjedhje. Nëse e ka për të matur forcat se ku është VLEN dhe ku BDI, vitin e ardhëm kemi zgjedhje lokale. I them se ka gjëra tjera, i shohim në takime me popullin, 4-5 rendet e para i kanë njerëzit e njëjtë, ish funksionarë dhe biznesmenë të cilët e kanë përkrah BDI-në. Mund të ulemi të bisedojmë, zgjedhjet lokale gjithsesi mbahen vitin e ardhshëm”, deklaroi Arben Taravari.
Lexo edheZgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 prill? VMRO drejt një vendimi për zgjedhje të rejaEdhe Mickoski është pyetur për zgjedhjet e parakohshme. Ai ka thënë se VMRO-DPMNE-ja është e gatshme që nesër të shkojë në zgjedhje, por ka vlerësuar se kjo nuk është mirë dhe se duhet të përkushtohen për plotësimin e programit qeveritar.
“Kemi zgjedhje lokale vitin e ardhshëm. Qytetarët në ato zgjedhje do të tregojnë se kemi apo jo nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse janë të nevojshme mundemi menjëherë pas asaj t’i organizojmë. Nëse ata i japin karton të kuq VMRO-së dhe Qeverisë, nëse i votojnë kandidatët e komunave të LSDM-së dhe BDI-së, atëherë ne nuk do ta injorojmë atë porosi”, tha Hristijan Micksoki.
Ndryshe edhe nga LSDM kanë thënë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Më shumë për këtë
BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pas fitores në BërvenicëMaqedoni · 3 ditë më parë
Asgjë nga zgjedhjet e parakohshme: Kontrata e KSHZ-së për sistemin elektronik ka skaduar, zgjedhje në 2028Maqedoni · 1 ditë më parë
Në Bërvenicë sot votohet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokaleMaqedoni · 6 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











