Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Zuli Demiri akuzon për keqpërdorim rreth 6 milionë denarë në Vrapçisht, kërkon sqarime nga Komuna

Zuli Demiri akuzon për keqpërdorim rreth 6 milionë denarë në Vrapçisht, kërkon sqarime nga Komuna

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, në një konferencë për media të mbajtur sot në fshatin Vrapçisht, ka ngritur dyshime serioze për keqpërdorim financiar lidhur me ndërtimin e kanalizimit fekal në rrugën PK 2760.

Demiri deklaroi se punimet për kanalizimin në këtë rrugë janë kryer përmes ndërmarrjes komunale dhe se banorët e lagjes kanë paguar faturat dhe taksat përkatëse për t’u kyçur në rrjetin e kanalizimit. Megjithatë, sipas tij, ekziston një kontratë tjetër e lidhur për të njëjtën rrugë, me vlerë rreth 6 milionë denarë me TVSH, për një punë që tashmë ka qenë e përfunduar.

Ai kërkoi nga institucionet komunale që t’u japin sqarime banorëve të Vrapçishtit se ku kanë përfunduar këto mjete dhe për çfarë arsye është lidhur kontratë me një operator ekonomik për punime që, sipas tij, janë realizuar më herët.

“Nuk jam as prokuror dhe as gjykatës, por i ftoj organet kompetente që ta hetojnë këtë rast. Banorët e Vrapçishtit meritojnë të dinë të vërtetën”, theksoi Demiri.

Më shumë për këtë

45.2 milionë denarë shtesë për kompanitë në Maqedoni nga kredia hungarezeMaqedoni · 5 ditë më parëGjorgjievski: Gjysmë milioni euro kursime në karburant, dyshime për abuzime në të kaluarën në JSPMaqedoni · 13 orë më parëTë groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarezLajme · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme