Lajme

14 vjeçarja e keqpërdorur, s’ka qenë nën përkujdesje sociale

May 16, 2023, 08:05

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) ka hedhur poshtë pohimet se vajza e cila u tregtua për më shumë se një vit te personat e arrestuar nga Tetova dhe Gostivari, ka qenë nën përkujdesje sociale, apo e dhënë te ndonjë familje për përkujdesje. Nga ky dikaster thonë se janë njoftuar me rastin vetëm kur punonjësit socialë janë thirrur për një rrezik tjetër me të cilin është përballur vajza.

Pas këtij pohimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale mbetet e pa qartë se si vajza përfundoi në duart e tutores e cila zgjodhi trafikimin e saj. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thekson se gjatë periudhës kur ka ndodhur trafikimi, rasti nuk ka qenë i denoncuar në Qendrën e Punëve Sociale.

“Gjatë kohës që kanë ndodhur ngjarjet për të cilat shkruhet në media, rasti nuk ka qenë aspak i paraqitur te shërbimet kompetente të Qendrës për Punë Sociale, përkatësisht, Qendra është thirrur në terren në lidhje me një çështje tjetër të rrezikut, pas çka zbulohen edhe ngjarjet që kishin ndodhur më parë.

Në pajtim me interesin më të mirë për fëmijën, janë marrë të gjitha masat për përkujdesjen e saj dhe mbrojtjen e saj dhe është duke marrë shërbimet e duhura psiko-sociale dhe përkrahje, suksesshëm është duke u risocializuar, dhe është kyçur në procesin e rregullt edukativo arsimor”, thonë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale”.

 

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk japin sqarime se çfarë ka ndodhur me vëllain dhe motrën më të vogël të vajzës që është tregtuar, sepse, sipas akuzës, vajza ka qenë e detyruar të kryej shërbime seksuale nën presion se vëllain dhe motrën do t’i kthejnë tek prindërit e tyre, ky dyshohet të jenë keqtrajtuar. 14 vjeçarja nga Tetova është shitur për shërbime seksuale, nga grupi i të dyshuarve duke përfituar nga 50 deri 200 euro.

Një veprim të tillë tutorja dhe tre të dyshuarit e tjerë e kanë bërë nga vera e vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021. 11 të dyshuarit do të ndiqen penalisht për veprën “tregti me fëmijë”. 9 prej tyre ndodhen në paraburgim, njëri në kurim spitalor, ndërsa një nga të dyshuarit është i pakapshëm për organet e ndjekjes penale. Vepra penale, referuar Kodit Penal dhe Konventës për të drejtat e fëmijës parashikon 8-10 vite burg. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza