Lajme

Incident në Veles, volejbollistët e Shkëndijës provokohen nga tifozët, thirren edhe në polici (VIDEO)

Autori

Autori

Portali Tetova

April 11, 2023, 07:04

Klubi i volejbollit “Shkëndija” nga Tetova ka humbur ndeshjen e dytë të gjysmëfinales si mysafire në Veles në përballjen me klubin e volejbollit “Borec”.

Rezultati i ndeshjes është përmbyllur me rezultatin 3:2, por kjo ndeshje u mbyll nën hijen e një incidenti, ku turmat e tifozëve kanë provokuar dhe fyer volejbollistët tetovarë, gjë që ka nxitur edhe revoltën e tyre.

Por nga ana tjetër, disa portale në gjuhën maqedonase kanë raportuar me titujt se “volejbollistët e Shkëndijës janë përplasur me tifozët”.

Lidhur me incidentin kanë reaguar nga KV “Shkëndija”, duke shprehur shqetësim se janë lojtarët janë thirur për biseda në policinë e Velesit.

 

“Ndeshja kthyese kundër KV Borec, përfundon në disfavor të KV Shkëndija me rezultat 3-2 në sete. Rezultati mbeti nën hije të pritjes jo sportive të publikut vendas me skandime dhe sulme ndaj lojtarëve tanë që solli rrëmujë në sallën Park në Veles.

Si pasojë e kësaj lojtarët dhe stafi teknik momentalisht jane thirur në pyetje në zyrat e SPB Veles. Detajet rreth ndeshjes së 3, që do të luhet ditën e Enjte në Tetovë dhe vendimtare për kualifikim në finalen e play off, do ti ndajmë në ditët në vijim. Shkëndija, më shumë se një klub!”, thuhet në njoftimin e klubit. (INA)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA