Lajme

Maqedonia me mbi 180 mijë armë të regjistruara!

May 4, 2023, 09:05

Në vitin 2005 u miratua Ligji për armë i cili mbetet në fuqi edhe sot me disa ndryshime. Në fillim, ligji lejonte posedim të armës në disa situata të caktuara.

Në vitin 2007 u miratua amendamenti me të cilin u hoq diskrecioni i policisë në dhënien e lejeve për armët e zjarrit të gjuetisë, duke përcaktuar se cilat kushte duhet të plotësoheshin për t’i marrë ato, por lejet për vetëmbrojtje mbeten për t’u dhënë nga institucionet.

Sipas ligjit në fuqi, arma e zjarrit ndahet në 4 kategori edhe atë: kategoria A, armë automatike që ndalohet për përdorim civil, kategoria B dhe C, armë zjarri gjysmë-automatike, pistoleta, pushkë dhe pushkë gjahu që mund të blihen me leje norma, përcjell Telegrafi.

Armët e zjarrit të kategorisë C mund të jepen në rrethana lehtësuese si dhe kategoria D e cila përfshin armë të ftohta, ajrore dhe zjarri që mund të blihen pa leje, por nevojitet regjistrim.

Municioni mund të blihet vetëm me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Për të marrë leje për armë zjarri në Maqedoni, aplikanti duhet të jetë së paku 18 vjeç, i aftë për punë, i shëndetshëm, të mos jetë i rrezikshëm për rendin publik, të ketë vendbanim të përhershëm në Maqedoni, të ketë njohuri teknike për armët dhe rregulloret përkatëse dhe të ketë arsye të justifikuar për fitimin e një të drejte të tillë.

Në vitin 2018, në Maqedoni janë regjistruar 180 mijë armë zjarri, por vlerësimet janë se në vend ka 451 mijë armë zjarri pa leje.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza