Lajme

Dëftesat është e mundur që edhe këtë vit të mos arrijnë në kohë

May 12, 2023, 09:05

Dëftesat për përfundimin e vitit shkollor është e mundur që sërish të mos arrijnë në kohë edhe këtë vit. Tenderi për dëftesat aktualisht është në procedurë ankimimi dhe Komisioni i ankesave të prokurimit publik do të vendosë më 17 maj nëse tenderi do të përsëritet ose cila kompani është ofertuesi më i mirë. Një muaj nga përfundimi i vitit shkollor, është e paqartë se kur nxënësit do t’i marrin dëftesat.

Vendimin për zgjedhjen e kompanisë që do t’i printojë ato duhet ta merr Komisioni për ankesa për prokurimit publik, sepse tenderi i zhvilluar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit është në procedurë ankimore. Seanca e komisionit pritet të mbahet më 17 maj, thanë nga Byroja për REL.

Në thirrjen e lëshuar nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit në muajin mars u paraqitën katër kompani, ndërsa u zgjodh “Arbëria Design”, e cila deri më tani ishte e ngarkuar me shtypjen e dëftesave dhe një pjese të teksteve shkollore, si dhe organizimin e festimeve për 20 dhe 20 21 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë, si dhe vënien e fundit të gurthemelit të Korridorit 8. Sivjet, përveç Arberia Desing, në tender për dëftesat kanë aplikuar edhe shtypshkronjat “Kiro Dandaro” nga Manastiri, “Europa 92” nga Koçani dhe “Branko Gapo” nga Shkupi.

Sipas të dhënave të Byrosë së shpalljeve publike, në muajin prill “Kiro Dandaro” dhe “Europe 92” u ankuan se ishin diskriminuar dhe se kompania e përzgjedhur “Arberia Desing” nuk i plotësonte kushtet, pasi ofronte materiale me gabime leksikore. Pas këtyre ankesave, Komisioni shtetëror për prokurim publik ka konstatuar se në zgjedhjen e kompanisë Arbëria Desing si ofertë më të favorshme, Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka shkelur ligjin dhe ka anuluar vendimin që ajo kompani të fitojë tenderin.

Pas rishqyrtimit të ofertave, sipas vendimit të fundit të publikuar nga Byroja e prokurimit publik, tenderin e ka fituar shtypshkronja e Manastirit “Kiro Dandaro”. Ky vendim është marrë më 27 prill, pasi janë pranuar dy ankesat e kompanive që kanë konkurruar në tender.

Por, nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit (ZZR) thonë se kanë ankimuar edhe këtë vendim. “Pritet që seanca lidhur me ankesën të mbahet më 17.05.2023”, thuhet në përgjigjen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Se sa para do të kushtojnë dëftesat nuk është bërë e ditur nga Byroja e prokurimit publik. Kësaj pyetjeje nuk iu përgjigj Byroja për Zhvillimin e Arsimit, e cila lidh Marrëveshjen e Prokurimit Publik.

Sipas të dhënave të Byrosë së Prokurimit Publik, nga viti 2013 deri në vitin 2019, kontratat për printimin e dëftesave janë lidhur jo më vonë se data 12 maj, por në vitet në vijim është bërë praktikë që kjo datë të shtyhet me disa javë. Vitin e kaluar shumica e nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm kanë marrë dëftesat më 31 gusht.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza