Lajme

Arrestohen 37 persona në aksionin kundër një grupi kriminal nga Ballkani

May 26, 2023, 07:05

Gjatë një operacioni policor ndërkombëtar, 37 persona u arrestuan si pjesë e një bande kriminale “shumë të dhunshme” nga Ballkani Perëndimor, njoftoi Europol.

Aksioni u koordinua nga Kroacia.
Kjo “celulë e fuqishme kriminale” ishte e përfshirë kryesisht në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë Evropën, tha agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian.

“Gjatë hetimit u arrestuan gjithsej 37 të dyshuar, duke përfshirë kreun e bandës, një shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilin Europol e konsideron një objektiv me vlerë të lartë dhe që aktualisht po vuan një dënim me katër vjet burg në Itali”, tha Europol në një njoftim.

Kreu i bandës dyshohet se organizonte kontrabandën e drogës dhe armëve të zjarrit duke u dhënë urdhra vartësve, edhe pse ishte në qeli, shton Europol.

Në të njëjtën kohë, të enjten, një seri bastisjesh u kryen në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani kundër anëtarëve të dyshuar të bandës.

Së bashku me arrestimet, policia sekuestroi rreth 148,000 euro para të gatshme, 18 armë zjarri, duke përfshirë dy automatikë dhe 500 gramë TNT me detonatorë nga distanca.

Policia ka sekuestruar gjithashtu 15 kilogramë kokainë, 11 kilogramë heroinë, si dhe sasi më të vogla të drogave të tjera.
Hetimi ndërkombëtar pasoi atë që Europol e përshkroi si një “hetim i ndërlikuar” i kryer nga policia kroate si pjesë e Task Forcës “Ballkan Cartel”./REL/

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza