Lajme

Rustemi: Ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren është në fazën e zgjedhjes së projektuesit për tunelin 6,4 kilometra

June 2, 2023, 08:06

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore të Maqedonisë, Ejup Rustemi, sot ka deklaruar se procedura e ndërtimit të rrugës Tetovë-Prizren është në fazën e zgjedhjes së projektuesit për ndërtimin e tunelit 6,4 kilometra mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, njofton Portalb.mk.

“Sa i përket rrugës Tetovë-Prizren ne nënshkruam memorandum bashkëpunimi mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Kosovës, me të cilin formuam komision ekspertësh dhe bëmë analizimin e fizibilitetit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren. Pasi u zgjodh traseja nëpër të cilën do të ndërtohet si rrugë mes Tetovës dhe Prizrenit, ajo trase ka një tunel të përbashkët i cili është 6,4 kilometra.

Në vet faktin se është tunel i përbashkët mes dy shteteve ne jemi në fazën, tani bashkë me Ministrinë e Transportit, në përpilimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Transportit dhe Ministrisë së Transportit [të Maqedonisë së Veriut] dhe Ministrisë së Transportit dhe Ekologjisë të Kosovës, për zgjedhjen e projektuesit të përbashkët, cilat do të jenë detajet, në çfarë mënyre do të zgjedhet, si do të bëhet pagesa e projektuesit vetëm për tunelin, pasi që është tunel i përbashkët”, tha Rustemi.

Ai shtoi se në momentin që do të nënshkruhet marrëveshjen, do të fillojnë edhe procedurat për zgjedhjen e projektuesit të rrugës Tetovë-Prizren.

“Ne shpresojmë që punë ditësh do të jetë harmonizimi i kësaj marrëveshjes dhe të fillojnë procedurat tjera për zgjedhjen e projektuesit”, u përgjigj Rustemi në pyetjen shtesë të gazetarit të Portalb.mk, në lidhje me afatin kohor.

Në mars të këtij viti, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në emisionin “Debat Plus”, në televizionin kosovar “Dukagjini”, deklaroi se rruga Tetovë-Prizren nuk ka mundësi të realizohet shpejtë, gjegjësisht në tre vitet e ardhshme.

Deklarata e Grubit e hedh poshtë premtimin e kryeministrit Kurti, i cili bashkë me kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka (i cili nuk i fitoi zgjedhjet) më 13 nëntor të vitit 2021 gjatë fushatës parazgjedhore e publikuan një video në të cilën e kanë prezantuar projektin për rrugën Prizren – Tetovë, ndërkaq kanë premtuar që brenda 2-3 vitesh do të mbarojë tërësisht.

Grubi, në lidhje me projektuesin, tha se Maqedonia e Veriut e ka marrë përsipër ta bëjë projektimin dhe është çështje javësh se kur do të shpallet tenderi për zgjedhjen e projektuesit, ndërkaq më pas duhet të gjenden mjete për realizimin e saj.

Ndryshe, ashtu siç njoftoi Portalb.mk, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e ka miratuar trasenë nëpër të cilën do të duhet të kalojë rruga e premtuar Tetovë-Prizren. Gjatësia e rrugës, sipas studimit të fizibilitetit i cili është bërë në vitin 2013-të, duhet të jetë 40.6 kilometra dhe do të lidhet me tunel prej 6.4 kilometra. Varianti i zgjedhur është më i shtrenjtë sesa ai që rekomanduan ekspertët të cilët e kanë bërë analizën e arsyetimit ekonomik. Ata kanë rekomanduar që traseja më e favorshme është varianti me tunel prej 3.2 kilometra.

Në lidhje me këtë, nga Qeveria sqaruan se është zgjedhur ky variant për shkak përparësisë së lidhjes me Qendrën e Skijimit Kodra e Diellit dhe strukturës moderne rrugore (të asfaltuar) e cila ka nevojë vetëm për rikonstruim.

BDI rrugën Tetovë-Prizren e premtoi në katër palë zgjedhje parlamentare

Pavarësisht se rruga do të duhej të fillonte në vitin 2014-të dhe të mbaronte në vitin 2018-të, partia shqiptare në pushtet, BDI ndër vite ka premtuar realizimin e të njëjtës. Portalb.mk, ka bërë një përmbledhje të premtimeve, ndër vite edhe pse kjo parti i ka fshirë programet me premtime parazgjedhore nga ueb-faqet:

2011
Programi “Bashkë drejt qëllimit”, 2011

“Rruga Tetovë-Prizren. Studim fizibilitet për të analizuar mundësinë e një rruge të re që mund të lidhë këto dy vendbanime dhe arsyeshmërinë ekonomike”.

2014
Programi zgjedhor 2014

Rruga Tetovë-Prizren. Studimi i parë i fizibilietit për këtë rrugë ka përfunduar. Bazuar në rezultatet e studimit do të shqyrtohen alternativat më të arsyeshme ekonomike, në bashkëpunim me Kosovën

2016
Zgjedhje 2016

Në programin parazgjedhor të BDI-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, në pjesën “Transport” (faqe 3), është premtim i dhënë për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.

2020
Programi i BDI-se zgjedhje parlamentare 2020:

Rruga Tetovë – Prizren. Ky projekt do të jetë në vlerë prej 40 milion-60 milion euro, mjete që do të sigurohen nga buxheti i shtetit dhe Banka Botërore. Realizimi i këtij projekti do të ketë një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të zonës, shkëmbimin tregtar në mes dy vendeve, qasjen më të shpejtë për dalje në det (porti i Lezhës dhe i Durrësit), zhvillimi i turizmit në Kodrën e Diellit, etj.

Aktualisht prej Tetovës në Prizren, rruga është 109 kilometra, ndërkaq me rrugën e re parashikohet të shkurtohet për 69 kilometra, gjegjësisht kjo rrugë do të jetë e gjatë 40.6 kilometra.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza