Kosove

Debat amerikanësh, Hill humb durimin, Escobar e “përmirëson”, thotë se Kurti është partner

June 12, 2023, 01:06

Gjatë fundjavës teksa Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak po përpiqeshin ta bindnin Kryeministrin Kurti që t’i tërheq pjesëtarët e njësisë speciale dhe që kryetarët të punojnë në objekte alternative, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill e humbi durimin.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë” tha Hill në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Deklarata e ashpër ambasadorit veteran të diplomacisë amerikane ditën e enjte të javës që shkoi, erdhi pasi dy diplomatët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak tentuan ta bindin Kurtin për “deeskalimin” e situatës në Veri.

Por, kjo deklaratë, “u përmirësua” nga Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha gjatë një interviste për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore në Beograd se kryeministri i Kosovës “Albin Kurti në disa raste është një partner i vështirë, por gjithsesi është partner i Shteteve të Bashkuara”.

“Më duhet ta sqaroj, z.Kurti është partneri ynë. Ai nganjëherë është partner i vështirë, por është partner. Kosova është partneri jonë. Serbia është partneri jonë. Kështu që në të ardhmen, ne duam t’i përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë që të gjejmë një rrugë të pranueshme dhe me beneficione për të dyja, që të mund të jenë pjesë e BE-së”, tha Escobar.

Sidoqoftë për pozicionin amerikan në raport me qeverinë dhe Kryeministrin Kurti pritet të merret vesh më shumë pasi emisari Escobar t’i raportojë Shtëpisë së Bardhë për vizitën në Prishtinë dhe Beograd.

Në intervistën e publikuar dje Escobar vetëm ka thënë se është i ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të raportuar për vizitën në Kosovë dhe Serbi. Ai megjithatë nuk ka treguar nëse e ka kryer raportimin.

“Jam ftuar që Shtëpisë së Bardhë t’i raportojë për rezultatet e vizitës sonë në Beograd dhe Prishtinë. Në bazë të përparimit apo mungesës së tij do të vendosim për drejtimin e veprimit tonë” ka thënë Escobar.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza