Lajme

Abazi: Komuna nuk e përkrahu “Nata e Kampionëve” ndërsa shpërndau mbi 10 milion denarë për njerëz të afërt të Kasamit

August 6, 2023, 10:08

Udhëheqësi i kickboks klubit “Shkëndija No Limit”, njëherit organizues i evenimentit më të madh sportiv në Tetovë për boks në një reagim ka bërë të ditur se komuna e Tetovës nuk e ka përkrahur evenimentin më të madh sportiv në Tetovë “Nata e Kampionëve” me preteksin se nuk kanë buxhet kurse ka harxhuar mbi 10 milion denarë e që i kanë përfituar njerzit e afërt të Kasamit.

Ja dhe reagimi i plotë i Halim Abazit:

Reagim

Gjatë vitit 2023 na u premtua se do të kemi përkrahje nga Komuna e Tetovës për organizimin e aktivitetit “Night of the Champions” I cilli ishte turniri i dhjetë me rradhë.
Kerkesa jonë në Këshill u refuzua. Kryetari i Komunës, Billall Kasami vetë na e dha fjalën pra na premtoi se do të na perkrahë por kjo nuk ndodhi, me një fjalë na refuzoi.
Kështu që na detyruan te bëhemi lypsar, të dalim e të kërkojmë donator për një aktivitet që ishte atraksion për qytetin dhe për të gjithë qytetarët. ( casinot)

Unë personalisht, që nga prilli i këtij viti, e kam informuar Komunën se kemi kampionatin botëror në Tetovë, ngjarje e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë në Ballkan, por nuk kishin interes duke u arsyetuar se Komuna nuk ka buxhet.

Nga ana tjetër, mbi 10 milion denarë kanë shpenzuar duke përfituar njerëzit më të afërt të Bilall Kasamit, të cilët janë krahu i djathtë i tij në punët e Komunës.

Në atë aktivitet, ne realizuam gjithsej 14 ndeshje profesionale. I sollëm boksierët më të mirë shqiptar dhe të huaj, në mesin e të cilëve edhe dy vajza. Pjesëmarrësit ishin nga vende të ndryshme si: Argjentina, Nikaragua, Turqia, Rumunia, Gjermania Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Shqipëria dhe Libani si dhe Kengtarit më i njohur në botë, Manuellson.

Klubi jonë, ” Boxclub Shkëndija No Limit” pa përkrahjen e Komunës e mbushi sheshin e qytetit kurse argatët e Bilallit me muzikë maqedonase, rome dhe turke shpenzuan 4 milion denar të Komunës dhe mbi 6 milion denarë të donatorëve.

Shifemi në Sheshin Iliria Tetovë me 27.07.2024
Me respekt Halim Abazi Kryetari I Boxclub Shkëndija No Limit ❤️

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid024a9fWzimvCg7nopnUWgA8cG82g3mwj4ZXj5iCHVkCED7SWwotfh6JtzDKhwwepxCl&id=1680168176&mibextid=Nif5oz

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza