Lajme

Ahmeti kundër Kasamit për ndërrimin e emrave të rrugëve në Tetovë

April 12, 2023, 09:04

BDI-ja nuk mbështet nismën për ndërrimin e emrave të rrugëve në Tetovë pa përfshirjen e përfaqësuesve të bashkësive tjera etnike në këtë proces. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, në Programin 200, tha se ndërrimi i emrave vetëm me votat e këshilltarëve shqiptarë në komunën e Tetovës, duke mbivotuar bashkësitë tjera entike, nuk është porosi e mirë për bashkëjetesën dhe konceptin multietnik të shtetit.

“Procesi i ndryshimit të emrave të rrugëve është një proces i cili ka filluar diku në vitin 2005, në mandatin e parë të qeverisjes së z.Hazbi Lika me komunën e Tetovës dhe atëherë në bashkëpunim me këshillin komunal janë ndryshuar një pjesë e emrave por ka pasur edhe një ngecje pikërisht për shkak të mospajtimit ndëretnik.

Ky është moment i ri. Padyshim që regjistrimi i popullësisë, për të cilin ne si BDI jemi investuar jashtëzakonisht shumë i ka krijuar këto rrethana, këto konfiguracione të tanishme. Mirëpo në një shtet multientik, në një qytet multietnik nuk është mirë të majorizohen dhe mbivotohen bashkësitë etnike.

Kështu që çdo proces, çdo vendim marrje duhet të jetë me një debat më të gjërë, me një konsensus. Derisa ne si shqiptarë kemi luftuar dhe kemi bërë përpjekje të mos majorizohemi, të tregojmë se ne nuk majorizojmë kur e kemi mundësinë për të majorizuar.

Dhe një vendim i tillë pa përfshirjen e grupeve tjera entike në kuadër të qytetit të Tetovës, nuk do të ishte mesazh i mirë për bashkëjetesën dhe konceptin multietnik të shtetit tonë” , tha Ahmeti në Programin 200, në Alsat.

Ndërkohë, siç ka bërë të ditur ditë më parë, kryetari i Komunës së Tetovës, Billal Kasami, procedurat për ndërrimin e emrave të rrugëve, do të nisin së shpejti. Kasami madje është shprehur se pas regjistrimit të popullsisë, për riemërtimin e rrugëve, në Komunën e Tetovës parimi i Badenterit apo votimit të dyfishtë nuk është i nevojshëm.

“Nga momenti kur do marrin informatë nga kadastra do nisim bisedimet me gjithë faktorët politik në kuadër të këshillit të komunës dhe të gjejmë mënyrën më të mirë dhe të jetë ky projekt inkluziv gjithëpërfshirës, dhe ne nuk duam që këtë ta bëjmë ne si subjekt si Lëvizje BESA por do donim që këtu të jenë të përfshira gjitha subjektet politike.

 

Unë besoj që as VMRO e as ndonjë parti tjetër maqedonase nuk do kishte dashur të jetë jashtë këtij procesi sepse kjo nënkupton që emërtimi i rrugëve do të bëhet pa prezencën e tyre dhe ata që do jenë në komision në këtë proces do vendosin emra të rrugëve që do jenë në favor të tyre”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza