Lajme

Anketë nga NDI: VMRO udhëheq ndaj LSDM-së, BDI para Besës dhe ASH-së (Infografik)

June 6, 2023, 12:06

VMRO-DPMNE-ja opozitare udhëheqë ndaj LSDM-së në pushtet, sipas anketës së fundit të NDI-së, ndërkaq te blloku politik shqiptar BDI-ja në pushtet është e para, ndërkaq më pas vijnë opozitarja Lëvizja BESA dhe partia që së fundmi u kyç në Qeveri, Aleanca për Shqiptarët. Partia Alternativa, nuk përmendet fare, shkruan Portalb.mk.

Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, 21,5% të anketuarve janë deklaruar se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 13,9% për LSDM-në, 6,2% për BDI-në, 3,6% për Lëvizjen Besa, 3,4% për Aleancën për Shqiptarët, 2,9% për Levicën, ndërkaq 1,7% për Maksim Dimitrievskin.

Ky është qëndrimi i 1.0003 qytetarëve të anketuar mbi 18-vjeç në hulumtimin e opinionit publik nga 13-24 prill i vitit 2023.Hulumtimi i opinionit publik u realizua nga Tim Institut dhe u financua nga Fondi nacional për demokraci. Margjina e gabimit është +/-3.09%

16,7% e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të dalin fare të votojnë. 8,5% të tjerë nuk kanë dhënë përgjigje, ndërkaq 18,3% kanë thënë se “ende nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë”.

Sipas anketës, të anketuarit që kanë thënë se do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, e cila është në opozitë, kanë deklaruar se vendi po shkon në drejtim të gabuar, ka problem me krimin dhe korrupsionin, por edhe nuk janë të kënaqur nga ekonomia.

Nga ana tjetër, të anketuarit që janë deklaruar se do të votojnë për partitë pushtetarë LSDM dhe BDI-në, në masë më të madhe besojnë se vendi nuk po shkon në rrugë të gabuar, ndërkaq krimin dhe korrupsionin nuk e shohin si problemin më të madh. Ata janë të kënaqur nga puna e Qeverisë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza