Lajme

Feta Alimi: Dyert e Kuvendit nuk u hapën me çelësa

June 9, 2023, 05:06

Ish i dënuari për 27 prillin e vitit 2017 në Kuvend, Abdylfeta Alimi i cili njëkohësisht është personi i cili shpëtoi Ziadin Selën, shpreh ekskluzivisht në “Rruga drejt” të vërtetën për hapjen e dyerve të Kuvendit.
Alimi thotë se është dëshmuar se çelësat për të cilat është dënuar, nuk kanë hapur dyert e Kuvendit.
Ai foli edhe për përjetimet në burg, ofertat joshëse politike me kusht lirinë dhe të gjitha lëshimet e tjera që ndodhën sipas tij qëllimisht më 27 prill të vitit 2017 kur protestuesit e dhunshëm u futën në Kuvend.

“Atë ditë isha i sistemuar në atë vend, por aty nuk isha 7 muaj asnjëherë përveç në ditën kritike. Po mua nuk më ka shkuar mendja për lojëra. Me ato çelësa kurrë nuk janë hapur dyert e mesme. E dini mirë se kush i hapi dyert.
Kur mbarojnë seanca, 95 për qind e tyre ikin në shtëpi. Kur kanë ndonjë konferencë duhet të na njoftojnë, por mua atë ditë nuk më njoftoi askush. Momenti më i vështirë ishte kur më dënuan. E kisha djalin mbrapa.
Atë moment nuk mund ta harroj. U ktheva mbrapa e pash djalin, ju kishin skuq sytë dhe më tha në heshtje “shumë babi”. A të është ofruar ndonjëherë që në kusht të lirisë dhe lirimit nga akuza të kaloni në subjekt tjetër politik?
Mbas dënimit kishte gjëra të tilla. Brenda në burg më vinin sinjale por edhe fëmijëve u kanë thënë”, u shpreh Abdylfeta Alimi, Ish i dënuar për 27 prillin.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza