Lajme

Muaji i Ramazanit, qytetarët ankohen për çmimet: Duam të blejmë, s’kemi para

March 22, 2023, 12:03

Në krizë ekonomike, me shportë konsumatore të shtrenjtë, ndërsa të ardhura të ulëta, besimtarët myslimanë kanë filluar përgatitjet për muajin e Ramazanit. Mes dëshirës që ta ruajnë frymën e Ramazanit, me shumë ushqime në tryezën e iftarit e syfyrit, qytetarët e anketuar thonë se do të shkurtojnë listën e blerjeve krahasuar me vitet e kaluara.

“Po. Po ngadalë ngadalë po blejmë, sa e kemi xhepin aq… Po heqim nga pak prej secilit send, ta kalojmë Ramazanin si duhet… (A keni me prit mysafirët njëjtë) Po kësmet.”

“ Patjetër duhet, ka ardhur koha… Patjetër duhet të bëjmë shkurtime se nuk janë mundësitë siç kanë qenë më herët. Kështu që diçka po diçka jo… Normal, inshaAllah na vijnë mysafirët.”

“Nuk mund të presim sikur kemi pritur, se nuk ka, kushtet janë më të rënda, nëse në Ramazan i ke thirr 20 vetë, tani duhet të thërrasësh 10, pak numrin më të vogël.”

“ Më pak”.
Shitësit thonë se këtë vit, krahasuar me vitet e kaluara në këtë periudhë ka shumë më pak shitje.

“Njerëzit duan të përgatiten, por nuk kanë të ardhura prej askund. Çmimet nuk janë të lira dhe nuk kanë, me një rrogë ku t’i çon paratë më parë, a të paguajë rrymën, a të blejë për të ngrënë e me pi, kanë shumë për të dhënë, ndërsa marrin pak.

Kanë blerë më parë më shumë se çmimet ishin më të lira, dani më të shtrenjta, me 1000 denarë më herët kanë mbushur 2 kese, ndërsa tani një.”

“Jo jo, prapë njësoj është, sikur ka qenë më herët, nuk kanë njerëzit të holla…shumë ka dallim shumë është më dobët këtë vit.”

 

“Kanë nis me ble, çmimet janë shumë të larta…( A po blejnë njëjtë sikur vitet e kaluara?) Normal ashtu njëjtë..( Ju personalisht a jeni përgatit për Ramazan) Po jemi përgatit… Normal se më herët ishte viruse, tani do të ketë mysafir, do të jetë Ramazani si më herët”.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza