Lajme

Nga ‘photoshop’-i i manekinëve dhe deri te fustanet jo cilësore, klientet e thjeshta demaskojnë punën e Valdrin Sahitit!

April 13, 2023, 11:04

Valdrin Sahiti është një emër i lakuar në botën e modës! Stilisti i njohur nga Kosova ka veshur shumë yje shqiptare dhe botërore, ku në fakt veshjet e tij janë konsideruar si mjaft përrallore.

Ai ka veshur Beyonce, Cardi B, Khloe Kardashian dhe shumë këngëtare e modele të njohura, të cilat kanë shkëlqyer në tapetin e kuq.

Mirëpo pas gjithë këtij shkëlqimi të stilistit të njohur, çfarë fshihet? A janë punimet e tij vërtet ashtu siç paraqiten në faqen e tij në Instagram, plot shkëlqim e mahnitëse?

Shumë njerëz të thjeshtë, që nuk i përkasin botës së medias, kanë publikuar video nga fustanet që kanë blerë, të dizenjuara nga Sahiti, por kanë shfaqur haptazi pakënaqësi për punën e stilistit të mirënjohur.

Shumë vajza shprehen se fustanet nuk janë aspak cilësore dhe çmimet janë goxha të larta.

 

Disa ankesa kundrejt Sahitit po bëjnë xhiron në TikTok, ku mjaft persona kanë ndarë eksperiencën e tyre të hidhur nga puna e stilistit.

Ja ç’shkruan njëra prej tyre:

“A nuk ka njeri të turpëruar që humba mbi 5000 dollarë vetëm për dy fustane që porosita dhe që duhej t’i rregulloja nga xhepi im? Harro fluturimin, hotelin, tarifat, benzinën dhe kohën/stresin tim nga java e dasmës sime. Ata duhet të jenë të turpëruar që kanë bërë atë që kanë bërë jo vetëm mua, por për 99% të tjerë të njerëzve që kanë komentuar dhe kanë të njëjtin problem si unë. Unë u injorova për ditë të tëra kur kisha shqetësime për fustanet dhe e vetmja arsye që ata më kontaktuan përsëri ishte sepse kushëriri im shkoi në dyqan, në Prishtinë”.

Nga videot që janë publikuar, shihet mjaft qartë që punimi i fustanit për një person të thjeshtë ndryshon nga punimi që i është bërë një personazhi VIP. Po sa e drejtë është kjo? A nuk po paguajnë vajzat e gratë shumë para për të pasur një fustan të Valdrin Sahitit në trupin e tyre?

Jo vetëm kaq por një tjetër detaj ka dalë në dritë. Fotot e manekinëve që publikohen në Instagram-in personal të Sahitit me veshjet plot shkëlqim, janë të punuara me ‘photoshop’.

Kuptohet që Sahiti i kushton rëndësi të madhe krijimeve për VIP-at, por për klientët e thjeshtë pse nuk gjendet koha e duhur? Përse cilësia e fustanit lë për të dëshiruar?

Dihet që Sahiti tashmë ka një influencë të jashtëzakonshme por të gjithë duhet të trajtohen njësoj, si personazhi VIP ashtu edhe një kliente e thjeshtë.

Nuk është aspak e drejtë që të paguash kaq shumë para për një fustan që në fund mund t’ju zhgënjejë e të mos jetë ashtu sikurse ju e keni pritur.

Urojmë që pas këtyre kritikave që u publikuan në rrjet, puna e Sahitit të përmirësohet!

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
saranda-imeri
Deputetja e VLEN-it reagon ndaj provokimit seksist të bashkëpunëtorit të Bujar Osmanit: Gruaja dhe fëmijët e tij duhet të skuqen nga veprimet e tij
kasami-1068x601
Kasami në Alsat: Punësimet e shqiptarëve vazhdojnë, mbi 70 kishim në Tetovë
IMG_6865
Konflikt në Tetovë: Dy persona arrestohen pas kërcënimeve me armë zjarri dhe sulmit fizik
IMG_8543
Rijad Shaqiri kritikon Këshillin Gjyqësor: Çfarë keni ndërmarrë për Agim Islamin dhe Rexhail Qerimin
IMG_8496
Basri Bajrami, shqiptari që jetën reale e shëndrroi në "film"
IMG_8474
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi interpelancën ndaj Vesna Damevas, anëtare e Këshillit Gjyqësor