Lajme

Oda e Mjekëve: Anesteziologu nga Tetova mund të mbetet 7 vite pa licensë

April 18, 2023, 06:04

Oda e Mjekëve: Anesteziologu nga Tetova mund të mbetet 7 vite pa licensë

Publikuar 18:50 18 Prill, 2023

Oda e Mjekëve ka nisur procedurën për marrjen e licencës së anesteziologut TikToker nga Tetova, Valton Dervishi. Komisioni i etikës ka vlerësuar se ai ka shkelur disa norma etike të kodeksit mjekësor, duke u lidhur direkt në rrjetet sociale, thotë kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva-Stardelova. Vendimi përfundimtar pritet javën e ardhshme, ndërsa dënimi maksimal me të cilin mund të përballet Dervishi është heqja e licencës për një periudhë maksimale prej shtatë vjetësh.

“Temë është incidenti në Spitalin klinik në Tetovë, ku një mjek në këtë institucion shëndetësor, fatkeqësisht, ka shfrytëzuar pozitën e tij dhe ka shkelur të drejtat e pacientëve, duke e dëmtuar reputacionin e profesionit tonë. U zhvillua një mbledhje e jashtëzakonshme dhe pas një diskutimi të hollësishëm, komisioni vendosi të çojë çështjen në gjykatën e nderit. Kallëzimi ndaj Valon Dervishit është pranuar, me propozim për heqjen e përkohshme të licencës së punës.”, – deklaroi kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva-Stardellova.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka përshëndetur sanksionimin e anesteziologut Dervishi, duke theksuar se sjellja e tij ishte joetike dhe joprofesionale.

“E përshëndes dhe përkrahë vendimin e ministrit të shëndetësisë për sanksionimin e këtij të punësuari, por edhe të MPB-së dhe prokurorisë duke pasur parasysh se diçka e tillë nuk duhet të ndodhë në asnjë fushë, e sidomos jo në shëndetësi.”, – theksoi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

Anesteziologu Dervishi, aktualisht ndodhet në paraburgim tetëditorë, pasi ai fshehurazi ka regjistruar pacientët në spitalin e Tetovës në repartin e gjinekologjisë, pas çka Prokuroria e Tetovës ka nisur hetimet ndaj tij./RTM2/

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza