Maqedoni

Ramazani, ulet numri i nxënësve në shkolla

March 12, 2024, 03:03

Me të filluar muaji i agjërimit, një pjesë e konsiderueshme e nxënësve kanë filluar të mos vijnë rregullisht në shkollë, thonë mësimdhënësit e disa shollave. Përkatësisht në orët e para të mësimit, thonë se janë vërejtur mungesa të më shumë nxënësve të ndërrimit paradites, ndërsa ata të ndërrimit të mesditës e lënë orën e fundit për të arritur para vaktit të iftarit nëpër shtëpitë e tyre.
Madje, nëpër grupet e mbyllura të rrjeteve sociale thirrjet e mësimdhënësve ju adresohen prindërve për ndihmë që ti sjellin fëmijët në oraret e caktuara të procesit edukativo-arsimor. Kujdestaret e klasave kanë alarmuar për përgjysmimin e numrit të nxënësve.
Kjo arsimtare para pensionit thotë se nuk duhet assesi të ndikojnë rrethanat tjera në ngecjen e fëmijëve për të marrë dituritë e nevojshme.

“Unë mendoj se duhet të respektohet orari i mësimit, nuk kemi nevojë për shkurtesa për shkak se kjo është çdo vit dhe është e panevojshme që të dalin fëmijët më herët. Edhe ashtu kemi mungesa të festave të shumta, andaj duhet të jemi të rregullt dhe të zhvillojmë mësimin sipas plan programit të zhvillojmë mësimin ashtu si e kemi orarin”, tha Elvana Beqiri, Arsimtare.

Nga Ministria e Arsimit thonë se nuk ka asnjë ndryshim të programit edukativo-arsimor dhe nuk lejohet asnjë shkurtim i orareve të mësimdhënies. Madje, iu bëjnë thirrje prindërve që tu përkushtohen fëmijëve të tyre për ti sjell në kohë nëpër shkolla nga se çdo mungesë e tyre do të jetë pa arsye. Ministri Jeton Shaqairi tha se vlera më e madhe e Muajit të Ramazanit do të jetë respektimi i plotë i mësimit.

“Gjërat më të mira që e ka feja jonë është leximi dhe mësimi! Për këtë arsye, duke u nisur nga ajo apeloj tek të gjithë mësimdhënësit të respektojnë oraret për të mos humbur fëmijët mësimin. Edhe unë kur kam qenë nxënës, me lëvizjen kalendarike të Ramazanit më ka rastisur të bëj iftar në klasë, por kemi pauzuar 15 minuta për të ngrënë ushqimin dhe kemi vazhduar me mësim”, theksoi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit.

Po ashtu edhe nga Bashkësia Fetare Islame nuk e justifikojnë me asgjë mungesën e nxënësve nëpër shkolla gjatë muajit të Ramazanit. Në përgjigjen e tyre zyrtare, krerët e BFI-së kritikojnë të rriturit, të cilët rrinë natën vonë deri në vaktin e syfyrit dhe kështu lënë pa gjumë edhe fëmijët e tyre, pasoj e cila ulë rendimentin e mësimit, madje edhe shtojnë mungesat e tyre në mësim. Ata bëjnë thirrje që të shkojnë në mësim rregullisht nga që qëllimi i fesë është të hiqet dembelizmi dhe të shtohet arsimimi në shoqëri.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza