Lajme

Si e kishin fshehur djemt nga Shkupi kokainën në banane

May 11, 2023, 09:05

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar sot se është shkatërruar një grup i organizuar kriminal ndërkombëtar dhe është parandaluar kontrabanda e 105 kilogramëve kokainë në Greqi, me organizator një shtetas të Maqedonisë.

Droga u kap në Selanik të Greqisë në një aksion të koordinuar të të dyja shteteve, ndërsa janë arrestuar disa persona nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Rasti u realizua si rezultat i shkëmbimit disa mujor të informatave dhe të bashkëpunimit të suksesshëm të vendosur me Shërbimet për Luftë kundër Tregtisë me Drogë në Selanik, për persona të cilët si anëtarë të grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë ndërmarrë një mori të veprimeve me qëllim të furnizimit dhe transportit të drogës narkotike kokainë nga Ekuadori deri në portin e Selanikut, me qëllim pastaj kokaina të distribuohet në më shumë vende.

Kokaina në portin e Selanikut ka arritur e fshehur në tre kontejnerë të ngarkuar me banane në Ekuador, të cilat janë porositur dhe janë paguar nga subjekti juridik në Shkup. Pronar dhe drejtues i subjektit juridik është A.K. (70) nga Shkupi, i cili gjatë vitit 2022 ka regjistruar subjekt juridik në marrëveshje me S.G. (58) nga Gjevgjelia, me qëllim i njëjti të shfrytëzohet për importin e pemëve nga Amerika Jugore.

Pas arritjes në Selanik, kontejnerët u morën nga një automjet mallrash me tabela të regjistrimit të Gjevgjelisë, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë M.M. (30), i cili ka qenë i angazhuar nga ana e S.G. Pasi M.M. i ka ngarkuar kontejnerët, ai me automjetin e mallrave është drejtuar në magazinën në afërsi të Selanikut.

Pas një kohe të shkurtër, nga ana e Shërbimit të Drogave në Selanik në magazinë janë gjetur automjeti dhe në të janë sekuestruar 105 kilogram kokainë. M.M. ka tentuar të arratiset, por pasi sot (10.05.2023) përmes zonës së gjelbër të kufirit shtetëror ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë ka hyrë në territorin tonë, ai është privuar nga liria nga ana e nëpunësve tanë policorë.

Në orët e mbrëmjes të datës 08.05.2023 dhe në datën 09.05.2023 nga ana e Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë, Sektorit për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup, NJPB Gjevgjeli dhe Drejtorisë së Doganave të RMV-së, me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale plotësuese, janë ndërmarrë një varg i aktiviteteve dhe masave dhe në bazë të urdhëresave për bastisje në shtëpi dhe në objekte afariste nga Gjykatës në procedurë paraprake të Gjykatës Penale Shkup, janë kryer bastisje në shtëpinë ku qëndron A.K. dhe në adresën e të cilit është regjistruar subjekti juridik ku i njëjti është pronar dhe drejtues.

Gjatë bastisjeve është gjetur dhe sekuestruar dokumentacion nga ana e subjektit juridik në lidhje me furnizimin dhe transportin e pemëve nga Amerika Jugore, telefona celularë, të holla dhe sende tjera të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën e mëtejme.

“Kokaina me banane”, MPB në RMV: Të arrestuar disa persona nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me luftën e pakompromis në parandalimin e kontrabandës me narkotikë dhe me bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me policitë e shteteve tjera në drejtim të asgjësimit të kësaj dukurie negative

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza