Lajme

Suksesi akademik i fëmijëve varet nga koha që kalojnë para ekraneve, thotë studimi

January 31, 2023, 01:01

Lejimi i fëmijëve në moshë të hershme që të shikojnë tableta dhe TV mund të dëmtojë arritjet e tyre akademike dhe mirëqenien emocionale më vonë, sipas një studimi të ri.

Studiuesit zbuluan se koha e gjatë para ekranit gjatë foshnjërisë lidhej me funksionimin më të dobët ekzekutiv kur fëmija ishte 9 vjeç, sipas studimit të botuar të hënën në revistën JAMA Pediatrics, raportoi CNN-i të martën.

Aftësitë e funksionimit ekzekutiv janë procese mendore që “na mundësojnë të planifikojmë, të përqendrojmë vëmendjen, të kujtojmë udhëzimet dhe të ekzekutojmë me sukses detyrat e shumta”, sipas Qendrës së Universitetit të Harvardit për Fëmijët në Zhvillim.

Sipas studimit, këto aftësi të funksionimit ekzekutiv janë të rëndësishme për njohjen e nivelit më të lartë, si rregullimi emocional, të mësuarit, arritjet akademike dhe shëndeti mendor.

 

“Ato ndikojnë në suksesin tonë social, akademik, profesional dhe në mënyrën se si ne kujdesemi për veten”, ka deklaruar Dr. Erika Chiappini, asistent profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins në Baltimore.

“Megjithëse këto procese njohëse zhvillohen natyrshëm nga foshnjëria deri në moshën madhore, ato gjithashtu ndikohen nga përvojat që kemi dhe kur i kemi ato në zhvillimin tonë”, ka shtuar Chiappini, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

“Rezultatet mbështesin rekomandimet nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, e cila dekurajon kohën para ekranit para moshës prej 18 muajsh, me përjashtim të bisedës me video”, ka thënë Dr. Joyce Harrison, profesor i asociuar i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins. As Harrison nuk ishte i përfshirë në hulumtim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman

Më shumë nga kategoria

IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
IMG_8284
VLEN: BDI s’ka hallin e drejtësisë, por të vëmendjes mediatike!
arben-taravari
Taravari me histori prekëse nga përvoja e tij si mjek me personat me autizëm
IMG_3238
Valbon Limani ndau donacion me mjete didaktike për qendrën Blue Puzzle me rastin e  2 Prillit- Ditën Botërore për Autizëm
IMG_1109
Gjykata e dënon Albin Kurtin me 250 euro
IMG_1108
Fetai në Sarajevë, takoi senatoren belge Viviane Teitelbaum
IMG_1106
Dëm material pas derdhjes së lumit Markova Reka, përmbyten shtëpi dhe objekte industriale