Lajme

Tërheqja e 3 kandidatëve, reagon kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

June 21, 2023, 08:06

Kandidatët Bashkim Ziberi, Myqereme Rusi dhe Dervish Alimi janë tërhequr nga gara për Rektor të UT-së për shkak të dyshimeve të bazuara se këto zgjedhje janë të kurdisura në favor të kandidatit të përfolur si i BDI-së, Jusuf Zejneli.
Me këtë rast ka reaguar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.


Në reagim thuhet:
Universiteti i Tetovës është themeluar me gjak dhe me mundin e këtij populli, ndërsa së fundmi ky universitet drejtohet pa asnjë kriter dhe mbi baza familjare, logjikë kjo që nuk kursen as gjakun e derdhur të popullit për këtë universitet, vetëm e vetëm që dikush të realizojë interesat e veta meskine.

Tërheqja e tre kandidatëve nga gara për rektor të Universitetit të Tetovës, përfundimisht flet për përzierje të “Ahmetistëve” në Universitetin e Tetovës, dhe kapjen e tij nga ana e politikës dhe bandave brenda tij.
Pas kësaj tërheqjeje, kandidati i vetëm që mbeti për rektor i UT-së, nuk e dimë se kundër kujt do të garoj. Kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por edhe Inspektoratit të Arsimit që një herë e përgjithmonë të pastroj UT-në nga ndikimet politike dhe t’ia kthej kredibilitetin ketij tempulli të dijes.
Grupimet politike që e drejtonë UT-në si në rektorat, poashtu edhe në Senatin e Universitetit, këtë tempull të dijes vetëm se e çojnë drejt shkatërrimit dhe humbjes të edhe atyre pak vlerave të mbetura.

Përfundimisht Universiteti i Tetovës duhet të anulojë këto zgjedhje të kurdisura nga BDI-së dhe ish udhëheqësia dhe në krye të këtij tempulli të dijes të vijnë njerëz me vlera shkencore e akademike, ose në të kundërtën do të përballen me protesta masive jo vetëm të studentëve, por edhe të gjithë popullatës, e cila dikur u bë mur i gjallë për mbrojtjen e këtij universiteti nga milicia e dikurshme.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza