Lajme

Trençevska: Familja e foshnjes e cila ndërroi jetë nga tuberkulozi nuk jeton në kushte të këqija, avokati i popullit dhe sektori shëndetësor punojnë në rastin

April 29, 2023, 01:04

Familja e foshnjes nga Kumanova e cila ndërroi jetë nga tuberkulozi, nuk jeton në kushte të këqija. Këtë e konstatuam me vizitën e ekipit profesional nga Qendra për punë sociale nga Kumanova, ku u pa se familja ka edhe kushte higjienike dhe materialisht është e siguruar. Për momentin avokati i popullit dhe sektori shëndetësor punojnë në këtë rast, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Ajo përmndi se rasti po ndiqet dhe për momentin po punohet me familjen në mënyrë që fëmijët sërish të mund të kthehen në shkollë, ndërkaq babai në punë. Siç tha ministrja, tre fëmijët e tyre janë fëmijë të cilët kanë kujdes prindëror.

“Anëtarët e familjes nuk janë shfrytëzues të asnjë të drejte, përveç të drejtës së kompensimit për fëmijën e tretë. Avokati i popullit po punon në rastin, të gjitha rezultatet dhe mendimet të cilat janë marrë në terren nga Qendra për punë sociale do të jenë të kapshme për avokatin e popullit, në mëynrë që të mund të konstatojë nëse ka ndonjë problem, e gjithsesi këtu është edhe sektori shëndetësor, i cili duhet të konstatojë nëse fëmijës i është ofruar kujdesi adekuat shpëndetësor”, tha sot Trençevska në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para fillimit të panel diskutimit “Gratë të cilat shpëtojnë jetë, ndërsa nuk kanë ilaç për diskriminimin – gratë me mantel të bardhë”.

Ajo informoi se në vazhdimësi punojnë edhe me fëmijët në rrugë dhe me prindërit e tyre, në mënyrë që të kuptojnë se sa është e rëndësi t’i heqin fëmijët nga rruga dhe t’i prëfshijnë në procesin e arsimit.

“Për prindërit dhe fëmijët janë të kapshme të gjitha të drejtat nga mbrojtja juridike sociale në mënyrë që të nxiten të krijohen kushte më të mira higjienike dhe ekzistencë më e mirë”, shtoi Trençevska.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza