Kosove

ESKOBAR NE KOSOVE

Tri ditë nga takimi i Ohrit: Escobar sot qëndron në Serbi, gjatë javës edhe në Kosovë

April 29, 2023, 01:04

I dërguari i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë kësaj jave do të qëndrojë në Kosovë e Serbi për të mbështetur procesin e dialogut.

Vizitën e Gabriel Escobar në rajon, përfshirë ardhjen në Prishtinë, e ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme për Gazetën Online Reporteri.net, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Escobar sot do të qëndrojë në Serbi, ndërsa gjatë javës do të jetë për vizitë zyrtare edhe në Kosovë.

Në Beograd, Gabriel Escobar do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ndërsa Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se emisari amerikan do të zhvillojë takim në Prishtinë edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen pak ditë para takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes palës kosovare dhe asaj serbe, me ftesë të Shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar do të qëndrojë në Ohër më 18 mars ku dhe parashihet të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq për të arritur marrëveshjen e zbatimit të planit evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas vizitës zyrtare në Prishtinë të Miroslav Lajçak, të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Pasi ka marrë përshtypjet nga të dy palët, nga Kurti e Vuçiqi, Lajçak deklaroi se është i gatshëm t’i finalizojë përgatitjet për takimin e rëndësishëm të nivelit të lartë, në Maqedoni të Veriut, që pason atë të mbajtur në Bruksel, më 27 shkurt.

“Pasi kemi marrë komentet nga të dyja palët, tani do të finalizojmë përgatitjet tona përpara takimit në Ohër të shtunën”, theksoi emisari Miroslav Lajçak, pas takimit me Vuçiqin në Beograd.

Para se të shkonte në Beograd, Lajçak fillimisht u ndal në Kosovë, në një takim me kryeministrin Albin Kurti, të enjten. /Reporteri.net/

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza