Lajme

Ulet numri i foshnjave të porsalindura në rajonin e Tetovës

January 12, 2023, 03:01

Çiftet në Tetovë lindin më pak fëmijë se në të kaluarën. Gjithnjë ndër vite shkon duke rënë numri i lindjeve në Spitalin Klinik të Tetovës.Kësisoji, nëse në vitin 2022 ka patur 1101 foshnja të porsalindura, kurse në vitin 2021 ka patur 1326 foshnja të lindura.

Sipas këtyre shifrave, ka rënie prej 17.47 përqind të lindjeve në rajonin e Tetovës.Por, nga reparti Akusherik në Spitalin Klinik të Tetovës thonë se trendi i rënies së lindjeve është trend në tërë vendin dhe jo vetëm në Tetovë.Por, për në Tetovë,ndër faktorë kryesor përmendet edhe emigracioni.Por, kohëve të fundit shënon rritje numri i lindjeve të parakohshme, pohojnë në Spitalin Klinik të Tetovës.

“Raporti i lindjeve të parakohshme për vitin 2022 ka pësuar rritje, kemi rritje të lindjeve që i quajmë Premature dhe rritja është në vlerë 3.93 përqind në raprort me lindjet e parakohshme në vitin 2021.Edhe këtu kemi disa faktorë që ndikojnë, por veçohet nëna si faktorë dhe faktorët në fazën e fundit të lindjes.

Lindjet e parakohshme kanë trajtim të veçantë, qëndrimi në inkuabtorë e kështu me rradhë dhe në vitin e parë këta fëmijë kërkojnë një trajtim më të veçantë”, thekson thotë Sani Bajrami, kryeshef i repartit akusherik pranë Spitalit Klinik të Tetovës.

 

Ndërkaq, është ulur edhe numri i vdekshmërisë së foshnjave në Spitalin Klinik të Tetovës.Gjatë vitit 2022 ka patur vetëm 3 foshnja që kanë vdekur njoftojnë mjekët në këtë repart.Mjekët që punojnë në këtë repart thonë se nuk ka dallim të madh për sa i përket gjinisë sw foshnjave qw lindin.Viteve të fundit, është bërë trend që shumë çifte të vendosin që lindja e fëmijës të bëhet në spitalet private për shkak të kushteve më të mira krahasuar me kushtet në spitalet shtetërore. Megjithatë, nga reparti Akusherik në Spitalin Klinik të Tetovës theksojnë se kanë staf të mjaftueshëm për të kryer lindjet edhe më të komplikuara dhe se janë pajisur me aparaturë moderne, ndërsa nënvizojnë se duhet që të ketë edhe staf të ri të trajnuar që në të ardhmen do të jetë në shërbim të qytetarëve.TV KOHA

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
saranda-imeri
Deputetja e VLEN-it reagon ndaj provokimit seksist të bashkëpunëtorit të Bujar Osmanit: Gruaja dhe fëmijët e tij duhet të skuqen nga veprimet e tij
kasami-1068x601
Kasami në Alsat: Punësimet e shqiptarëve vazhdojnë, mbi 70 kishim në Tetovë
IMG_6865
Konflikt në Tetovë: Dy persona arrestohen pas kërcënimeve me armë zjarri dhe sulmit fizik
IMG_8543
Rijad Shaqiri kritikon Këshillin Gjyqësor: Çfarë keni ndërmarrë për Agim Islamin dhe Rexhail Qerimin
IMG_8496
Basri Bajrami, shqiptari që jetën reale e shëndrroi në "film"
IMG_8474
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi interpelancën ndaj Vesna Damevas, anëtare e Këshillit Gjyqësor