Lajme

Moldavja tenton disa herë të vrasë me helm bashkëshortin shqiptar

July 3, 2023, 09:07

Disa herë radhazi tentoi të vriste të shoqin me helm minjsh dhe në përfundim të një hetimi nga Prokuroria e Riminit, u vu në pranga. E arrestuara është një 46-vjeçare me origjinë moldave, e denoncuar pasi bashkëshorti i saj shqiptar u shtrua disa herë në spital.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, 46-vjeçarja e kishte helmuar disa herë bashkëshortin e saj 54-vjeçar. Hetimet nisën në Korrik të 2022-t dhe zbuluan se ajo kishte tentuar ta vriste burrin duke përdorur helm për minjtë.

Mediat italiane, që përcjellin lajmin, thonë se nga analizat rezultoi se në gjakun e 54-vjeçarit kishte gjurmë të Bromadiolone dhe Coumatetralyl, elementë kimikë që gjenden në këtë helm.
Por dyshimet nuk lindën nga bashkëshorti. Në muajt e shkuar në fakt ishte shtruar disa herë në spitalin e Riminit, thuajse gjithmonë me të njëjtat simptoma.

Kur u paraqit për të disatën herë në spital, ekipi mjekësor vendosi që të zbulonte më shumë për shkakun, duke kërkuar analiza që konfirmuan se ai ishte helmuar. Në këtë pikë, mjekët krahasuan analizat me herët e mëparshme që ishte shtruar dhe kuptuan se çdo herë që 54-vjeçari ishte shtruar në spital, kishte qenë sepse kishte marrë doza të substancës vdekjeprurëse.

Në panoramë e qartë që çoi në denoncimin e gruas, deri në arrestimin e saj pas hetimeve të Prokurorisë së Riminit.

Arrestimi i saj ndodhi më 28 Qershor, më pas u la në arrest shtëpie në banesën e së ëmës. Arrestimi erdhi edhe pas dëshmisë së bashkëshortit shqiptar i cili u tha hetuesve se i vetmi person që mund t’i helmonte ushqimin ishte bashkëshortja e tij. Në shtëpinë e çiftit, autoritetet gjetën edhe një shiringë me substancë të dyshuar helm, por që është dërguar për ekspertizë.

Vetë 46-vjeçarja, përmes avokatit, i ka mohuar akuzat./tvklan.al

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza