Lajme

Opozita shqiptare: Pushteti me përbërjen e KSHZ-së do dëshmojë a janë pro evropian ose diktatorë!

November 1, 2023, 03:11

Opozita shqiptare thotë se Beteja e tyre për të siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike do të vazhdojë derisa të plotësohet e drejta kushtetuese e opozitës.

Sipas tyre, Kryetari i Kuvendit, në seancën e 129-të e cila do të mbahet nesër, në rend dite e ka vendosur edhe kërkesën e Opozitës Shqiptare, që si opozitë të jenë të përfaqësuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me një anëtarë.

Pa të cilin anëtar, sipas tyre, zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, do të jenë jo korrekte, jodemokratike, të manipuluara dhe anti-kushtetuese. Kërkesa është vendosur si pika e 15 e rendit të ditës.

“Andaj i bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi si dhe deputetëve të pushtetit, se nëse dëshirojnë që të dëshmojnë se nuk punojnë për të manipuluar proceset zgjedhore dhe se janë për zgjedhje korrekte, demokratike dhe se vërtetë janë të angazhuar për zbatim të vlerave evropiane, atëherë bashkërisht ta shqyrtojmë propozimin e opozitës shqiptare dhe ta përmbushin këtë obligim kushtetues. Opozita e bashkuar shqiptare ka legjitimitetin të kërkojë përfaqësim adekuat në organet zgjedhore. Çdo tentim i pushtetit për të marrë tërësisht në kontroll Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me qëllim për të manipuluar zgjedhjet, do të jetë shkelje e rëndë e kushtetutës, e demokracisë në vend si dhe do të dëmtojë rëndë rrugën euro integruese të vendit”, tha Fadil Zendeli./KlanMacedonia

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza