Lajme

Marrëveshja me Italinë për refugjatët, në Shqipëri do vijnë vetëm burrat mbi 18-vjeç

November 7, 2023, 10:11

Kryeministri Edi Rama firmosi një ditë më parë një marrëveshje me homologen italiane Giorgia Meloni për ngritjen e një qendre pritjeje për emigrantët, e cila do të ndërtohet në Portin e Shëngjinit dhe pritet të hapet pranverën e ardhshme.

Qeveria italiane shpjegoi se nuk bëhet fjalë për emigrantët që mbërrijnë në tokën e saj, por për atë kategori që rrezikohet gjatë lundrimit në det dhe shpëtohet nga anijet e ushtrisë apo Guardia di Finanza-s italine.

Po ashtu nga kjo marrëveshje janë të përjashtuar minorenët, gratë shtatzëna dhe subjektet vulnerabël. Mediat italiane dhe një pjesë e opozitës e kanë “kryqëzuar” këtë marrëveshje. “La Repubblica” shkruan se së pari një marrëveshje e tillë duhet të kalojë në parlament dhe së dyti shkel rregullat italiane dhe konventat ndërkombëtare. Më tej shkruhet se në Shqipëri do të vijnë vetëm meshkujt e rritur.

“Në Shqipëri do të dërgohen vetëm meshkuj të rritur. Të gjitha të metat e marrëveshjes për emigrantët me Tiranën. Zbarkim selektiv, refuzime në një vend të tretë, ndalim arbitrar, garanci dhe të drejta të mohuara.

Marrëveshja dypalëshe me Shqipërinë, kudo që ta shikoni, duket se është një monstruozitet ligjor që shkel rregullat italiane dhe konventat ndërkombëtare duke u mbështetur në një lloj ekstraterritorialiteti të paparashikuar nga asnjë ligj. Një marrëveshje, e cila fillimisht duhet të ratifikohet nga parlamenti.

Gratë, të miturit dhe njerëzit e brishtë do të përjashtohen nga dërgimi në Shqipëri. Konventat ndërkombëtare nuk parashikojnë forma të ekstraterritorialitetit”, shkruan “La Repubblica”.

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024. Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore. Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t’i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël./Dosja.al

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_2742
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
IMG_8686
Tetovarja shkakton aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes
IMG_8684
Mexhiti: Menaxhimi ekologjik i mbeturinave në Tetovë nga kompania austriake Saubermaher, model për të gjitha komunat
IMG_8639
Imërlije Saliu: Pa përfshirjen e pjestarëve të UÇK-së, ligji i branitellave nuk kalon
IMG_8679
Mickoski: BDI-së nuk i intereson gjuha, por fshehja e krimit
IMG_8672
Dalin pamjet e kamerave të sigurisë, dyshohet se për Ramazan është vjedhur në Xhaminë e “Mustafë Pasha” në Shkup