Sot në zyrat e Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës (MSHIA) është mbajtur ceremonia e dorëzimit të detyrës në mes të ministrit paraprak, Admirim Aliti dhe ministrit të sapoemëruar, Azir Aliu.
“Në një atmosferë të përzemërt, ata i uruan njëri-tjetrit shumë suksese dhe dëshiruan përballje efikase me sfidat që pritet të ballafaqohet ky departament.
Ministri i ri, Azir Aliu, theksoi: “Paraardhësit e mi filluan disa procese vërtetë të rëndësishme dhe projekte në fushat siç janë digjitalizimi, siguria kibernetike dhe zhvillimi i teknologjive të informatikës dhe komunikimit, të cilat së bashku me projektet e reja që po përgatisim me ekipin tim, presim të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe transformimin pozitiv te i gjithë ekosistemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Besoj fuqishëm se me shumë punë, këmbëngulje dhe përgjegjësi mund të arrijmë rezultate me të cilat do të krenohen të gjithë bashkëqytetarët tanë”, thonë nga MSHIA.