Lajme

AlternAtivA: E falënderojmë ministrin Lloga që mburret me punët e Alternativës

April 13, 2023, 10:04

Dje ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, njoftoi se e kanë finalizuar tekstin e ligjit për evidentimin e personave të paevidentuar në Librin Amë të të Lindurve.
Ndonëse ai nuk e ka përmendur, mbase me harresë të paqëllimshme, ky propozim-ndryshim ligjor është përgatitur nga ish drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Blerim Abazi.

Në të vërtetë, drejtori Abazi, duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet relevante dhe organizatat vendore e ndërkombëtare, e kishte finalizuar tekstin e propozim-ndryshimit ligjor, ndërsa pas daljes së Alternativës nga qeveria, këtë punë e ka vazhduar pasuesi i tij në këtë detyrë dhe tashmë edhe ministri i Drejtësisë mburret me këtë arritje.

Sa për informacion, gjatë kohës sa Blerim Abazi ishte në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Librave Amë, aty janë regjistruar 30 persona që kanë pasur mungesë të evidencës, 28 vendime të tilla kanë qenë gati, ndërsa 317 persona janë evidentuar në libër të posaçëm amë, si edhe 166 persona që kanë qenë me dokumente të pakompletuara. Kjo ka qenë arsyeja që në bashkëpunim me UNCHR-në janë kërkuar dhe janë gjetur të gjithë këta persona dhe janë informuar rreth plotësimit të dokumenteve me qëllim të zgjidhjes së lëndëve të tyre. Për më tepër, ish drejtori Abazi e ka mbrojtur këtë propozim-ndryshim ligjor edhe para Komisionit për Çështje të Sistemit Politik të Kuvendin Republikan dhe kishte mbetur vetëm faza e votimit dhe kalimit në seancë plenare.

Sidoqoftë, neve na vjen mirë që propozimi tashmë është gati të kalojë dhe pavarësisht se kush e ka përgatitur e kush dëshiron t’i marrë meritat, e rëndësishme është që përmes këtij ndryshimi do të përfitojnë mjaft qytetarë që nuk kanë pasur evidencë në Librin Amë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza