Mediat gjermane kanë publikuar një listë të shteteve me më së shumti tifozë të pranishëm në Kampionatin Evropian i cili po mbahet në Gjermani.
Turqia kryeson listën, e ndjekur nga nikoqiri Gjermania ndërsa në vendin e tretë janë të pozicionuar kroatët.
Të dhënat e zyrës së sigurisë së UEFA-s ranë në duart e mediave gjermane dhe sipas këtyre të dhënave mbi 95 mijë tifozë shqiptarë kanë “pushtuar” stadiumet gjermane gjatë tri ndeshjeve të fazës së grupeve.
Nikoqiri Gjermania ka pasur 125 mijë tifozë të pranishëm, teksa Turqia kryeson listën me 130 mijë sosh.
Kjo tregon më së miri mobilizimin fantastik që patën bashkëkombasit tanë që jetojnë në diasporë por edhe nga trevat tjera të cilët nuk u kursyen aspak ndaj përkrahjes së kombëtares kuqezi.
Shqipëria ka lënë prapa vetes kombëtare të mëdhaja si Holanda, Anglia, Italia , Belgjika, Franca, Italia, Spanja e shumë të tjera.
Lista e plotë e kombëtareve me më së shumti tifozë të pranishëm në Euro 2024: