Erdogan porosi Suedis: Vendimi ynë mund t’ju tr...

Erdogan porosi Suedis: Vendimi ynë mund t’ju trondisë

Autori

Autori

Portali Tetova

January 30, 2023, 09:01

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sugjeruar që Ankaraja mund të pajtohet që Finlanda të bashkohet me NATO-n, por jo Suedia.

Ai kritikoi refuzimin e Suedisë për të ekstraduar dhjetëra njerëz të dyshuar të lidhur me grupet militante kurde dhe kritikë të tjerë të qeverisë së tij.

“Nëse absolutisht dëshironi të bashkoheni me NATO-n, do t’i ktheni këta terroristë tek ne,” tha zoti Erdogan.

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Turqia pezulloi bisedimet për të pranuar dy vendet nordike si anëtarë të NATO. Lëvizja u nxit nga një seri protestash të diskutueshme në Stokholm, duke përfshirë atë gjatë së cilës u dogj një kopje e Kuranit.

Zyrtarët suedezë kanë dënuar protestat, por kanë mbrojtur ligjet e vendit për lirinë e fjalës. Kujtojmë që në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n vitin e kaluar, duke i dhënë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak.

 

Aplikimi i tyre duhet të miratohet unanimisht nga të gjithë anëtarët aktualë të NATO-s, por Turqia dhe Hungaria nuk kanë arritur të ratifikojnë kërkesat e tyre.

Në fjalimin e tij, Erdogan sugjeroi se Turqia tani mund të “të japë një përgjigje të ndryshme në lidhje me Finlandën”, duke shtuar se “Suedia do të tronditet”.

“Ne i dhamë Suedisë një listë me 120 persona dhe u thamë atyre që të ekstradojnë ata terroristë në vendin e tyre”, tha Erdogan. “Nëse nuk i ekstradoni, atëherë më falni për këtë”.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA