Maqedoni

Kur do t’i hapni dyert e shkollës së Vizbegut?

Autori

Autori

Portali Tetova

September 20, 2024, 01:09

Shkolla e Vizbegut, megjithëse e përfunduar, vazhdon të jetë e mbyllur. Për këtë shkak, banorë dhe nxënës të Vizbegut sot kanë protestuar, ndërsa kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Arsimit, drejtoria dhe Komuna e Butelit se kush po e pengon hapjen e shkollës së re, shkruan gazeta KOHA.

“Jemi mbledhur këtu si banorë të lagjes Vizbeg për të ngritur zërin tonë kundër padrejtësisë që po i bëhet fëmijëve tanë. Prej kohësh kemi pritur hapjen e shkollës së re, e cila është përfunduar dhe plotësisht e gatshme për përdorim. Megjithatë, dyert e saj vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, duke detyruar me qindra fëmijë të bredhin nga një shkollë në tjetrën në lagjet e tjera të Shkupit. Kjo është një neglizhencë e patolerueshme, dhe ne e shohim si përpjekje për të margjinalizuar shqiptarët në Vizbeg. Teksa infrastruktura e shkollës është gati, fëmijët tanë po përballen me mungesë ndriçimi në rrugë, mungesë sinjalizimi dhe kushte të papërshtatshme. Komuna dhe Ministria e Arsimit po heshtin përballë kësaj situate, duke i lënë fëmijët tanë në një situatë të pasigurt dhe të palogjikshme”, thanë banorët e grumbulluar para dyerve të mbyllura të shkollës.

Ata i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit, kryetarit të Komunës së Butelit, dhe posaçërisht zëvendësministrit Lulzim Aliu, me pyetje se “kur do t’i hapni dyert e shkollës së Vizbegut dhe t’i jepni fund këtij bllokimi të padrejtë që po prek fëmijët tanë”?

“Kjo nuk është një kërkesë – është një urgjencë! Fëmijët tanë nuk do të jenë më viktima të neglizhencës, të lojërave politike dhe të injorimit të qëllimshëm! Ne nuk do të heshtim më, dhe nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme për hapjen e shkollës, ne, banorët e Vizbegut, do të organizojmë protesta masive për të mbrojtur të drejtën e fëmijëve tanë për arsim, siguri dhe dinjitet! Kjo është një betejë për të ardhmen e brezit tonë të ri, dhe ne do të luftojmë deri në fund!”.

Ndryshe, Komuna, drejtoria dhe MASH-i arsyetohen se për shkak se ende nuk janë punësuar mësimdhënësit, shkolla do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur. Kryetari i Butelit, Darko Kostovski, ditë më parë premtoi se problemi do të zgjidhet së shpejti, dhe për këtë presin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. “Presim nga MASH, do të bëhet së shpejti. 13 mësimdhënës për fillim dhe 10 për shërbimet”, tha Kostovski. Edhe drejtori i shkollës tha se po pret pëlqimin e MASH për punësimet. Megjithatë, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, u shpreh se Komuna dhe shkolla janë ata që duhet të organizohen.

“Ajo është punë e komunës jo e ministrisë, ministria nuk ka asnjë lidhje. E gjithë ajo është punë e vetëqeverisjes lokale, ju e dini që shkollat fillore janë në vetëqeverisjen lokale, se si ata do të organizohen ata e dinë se si duhet ta bëjnë dhe unë jam e bindur se do ta bëjnë. E njëjta vlen edhe për shkollën në Vizbeg dhe për të gjitha vetëqeverisjet lokale”,u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Dhe, derisa institucionet po e hedhin “topin” të njëra tjetra, nxënësit enden nuk e dinë se kur do të nisin të ndjekin mësimin në shkollën e re të Vizbegut. (koha.mk)

 

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij

Më shumë nga kategoria

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
Behgjet-Pacolli-600x360-1
Pacolli kundër përdorimit të “Prindi1” “Prindi 2”: Gërryejnë vlerat e familjes, të përdoren “nënë” e “baba”
Policia_12_1-720x470
Shoferë kujdes! – Së shpejti sistem i ri në komunikacion, ja çka përfshinë
Screenshot-2024-09-20-160758
Qeveria merr vendim/ Vendos masë prej 10% për produktet ushqimore
rhrthrht
Ferrari, Lamborghini, Bentley e Rolls Royce! Ja sa kushton “rent a car” i veturave luksoze në Dubai
Capture-10-1068x599
Kur do t’i hapni dyert e shkollës së Vizbegut?
policia-mk-780x439-3-750x430
Ndalohen katër persona në Kumanovë, dyshohen për vjedhje

DIASPORA